E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bie masivi shkëmbor, bllokon aksin rrugor



Një masiv shkëmbor u shkëput në rrethin e Shkodrës, duke bllokuar rrugën, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Për pasojë, u bllokua aksi që lidh komunën e Shalës në Dukagjin me Shkodrën. Sipas burimeve, në kilometrin e 57-të në fshatin Lotaj ka rënë një masiv malor prej 70 metër kub në një gjatësi rruge prej 50 m, duke bllokuar lëvizjen për 4 mijë banorët e zonës. Për të rikthyer gjendjen normale, kanë shkuar punëtorë dhe mjete të ndërmarrjes së rrugëve. Ata kanë nisur nga puna për të lëvizur dhe liruar rrugën. Kjo do t’u mundësonte banorëve që të lëviznin lirisht në drejtim të Shkodrës. Puna ka paraqitur vështirësi, por gjendja i është rikthyer normalitetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›