Pukë, defekti në linjën e elektrikut, shkak i zjarrit në banesë me një të vdekur
Defekti në linjën e energjisë elektrike ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm në banesë, që i ka marrë jetën një personi në rrethin e Pukës. Ngjarja ndodhi në fshatin Buxhon dhe sipas burimeve nga policia, viktima është 30-vjeçari Kujtim Cena. Viktima ishte duke u përpjekur që të shuante flakët e zjarrit dhe të shpëtonte orenditë shtëpiake, por nuk ka mundur të dalë, duke humbur jetën nga flakët e shumta. Ndërkohë që tre pjesëtarë të tjerë të familjes së tij mbetën të plagosur, ndërsa po përpiqeshin që të shuanin flakët e zjarrit. Ndaj tyre u dha ndihma e parë, duke i dërguar në spitalin e qytetit. Në vendngjarje shkoi policia dhe zjarrfikësit, që bënë të mundur shuarjen e zjarrit