Vllaznia-Koper, Beqiri: Dhuratë tifozëve kuqeblu
Vllaznia do të ndeshet sot në stadiumin “Loro Boriçi” me Koperin e Sllovenisë, duke pasur synimin të kualifikohet në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.
Kuqeblutë kanë hedhur një hap të madh drejt objektivit, pas fitores që arritën dy javë më parë, në ndeshjen e vajtjes. Suksesi 2-1 në Slloveni e ka bërë mjaft optimiste atmosferën te Vllaznia dhe Elvin Beqiri, një prej lojtarëve me më tepër përvojë, nuk ngurron ta fshehë. Mbrojtësi shton se Vllaznia do të kalojë në turin tjetër vetëm në rast se nuk e konsideron si të përfunduar që tani misionin. “Te ne ka shumë optimizëm për kalimin e turit”, pohon Beqiri. “Kjo është normale pas fitores që kemi arritur në ndeshjen e parë, si dhe duke parë gjendjen e mirë të skuadrës sonë. Jemi të motivuar dhe këtë e shoh si diçka shumë pozitive. Rezultati i arritur në Slloveni na ndihmon, por ai nuk na ka kaluar ende për më tej”.