Partizani-Shiroki, Lika: Shanset janë të barabarta për kualifikim
Tjetër përplasje shqiptaro-boshnjake në Evropë pas Dinamo-Modrica, por këtë herë mes nënkampionëve të kampionateve respektive. Sonte, Partizani ka në dorë të marrë “hakun”.
Për Dinamon dhe kundrejt asaj. Nuk ka shans më të mirë që të kuqtë të tregojnë se pas asaj “tradhtie” të 17 majit, të paktën në Kupat evropiane janë më të fortë, apo qoftë edhe më të pastër. Po, sepse me një kualifikim ndaj Shirokit do të ndreqte sadopak imazhin e futbollit shqiptar, i “zhubrosur” në këtë moment nga dyshimet rreth Dinamos. Kjo është në varësi të vetë futbollistëve të kuq, pa lënë mënjanë edhe ndikimet e drejtuesve… “Shanset janë të përafërta, por do ta bënim gjithçka konrekte me atë që do të japim në fushën e lojës – thekson Lika -. Nëse do të dimë të ruajmë vazhdimësinë e lojrave të mira, jam i sigurt se do ta kalojmë turin”.