Gjykata: 5.5 milionë lekë dëmshpërblim për gjeneralin
Gjykata e Tiranës urdhëron Ministrinë e Mbrojtjes të paguajë
5.5 milionë lekë dëmshpërblim për shkarkimin e padrejtë
nga detyra të gjeneralit të brigadës Ali Koçeku. Vendimi
është dhënë nga gjyqtarja Alona Stavri, duke u mbështetur
në kërkesën e vetë gjeneralit, i cili kërkonte nga kjo gjykatë
që qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të paguajë për
dëmin e shkaktuar nga mosmarrja e pagës mujore e tij, si
pasojë e shkarkimit pa motivacion nga
puna. Gjykata thotë se 51-vjeçari Ali
Koçeku kërkonte "lëshimin e urdhrit
të ekzekutimit për vendimin e datës
20 korrik të vitit 2008", nëpërmjet të
cilit u hoq nga puna. Në vendimin
e sipërcituar thuhet se "Detyrohet
e paditura Ministria e Mbrojtjes të
paguajë në favor të paditësit Ali
Koçeku shumën 5.033.339 lekë që
përfaqëson detyrimin e pagës, shtesat
mbi pagë, shpërblimin për vjetërsi
për punë dhe gradë, shpërblimin për
gradë shkencore". Gjithashtu, vendimi
detyronte Ministrinë e Mbrojtjes të paguajë në favor të Koçekut
edhe shumën pre 425.428 lekë, si rezultat i pamundësisë
së punësimit të bashkëshortes së ushtarakut për periudhën
1998-2003. Ndërkohë që nuk u pranua të dëmshpërblehej
punësimi i bashkëshortes së Koçekut për periudhën 2003-2007.
Kundër këtij vendimi është bërë ankim dhe aktet i janë dërguar
Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit
të Shkallës së Parë. Meqenëse vendimi mori formë të prerë,
gjykata lëshoi urdhrin e ekzekutimit të vendimit të mësipërm,
që "detyron" qeverinë t‘i paguajë gjeneralit 5.5 milionë lekë. Ali
Koçeku, ish-gjeneral brigade, u lirua nga detyra në vitin 1998 dhe
në të njëjtën kohë u zhgradua me dekret të Presidentit Rexhep
Meidani. Ai ka hedhur në gjyq institucionin e Presidencës, duke
kërkuar shfuqizimin e aktit administrativ.