E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizohen 3109 objekte informale për 4 mijë familje

Ndizet drita jeshile për 4 mijë familje. Këshilli i Ministrave ka vulosur dje legalizimin e 3109 banesave informale në 11 qarqet e vendit. Shumica e parcelave ndërtimore që shkojnë në favor të poseduesve të objekteve informale janë në Tiranë dhe Durrës. Në Qarkun e Tiranës janë 1875 parcela ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme trualli 590 mijë m2. Për Qarkun e Durrësit janë

382 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 151 mijë m2. Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore të zëna për Qarkun e Shkodrës janë 25 të tilla me një vlerë trualli 7625 m2. Për Qarkun e Beratit janë 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 mijë m2, ndërsa për Qarkun e Gjirokastrës janë 15 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 801 m2. Për Qarkun e Fierit janë 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 31 872 m2 dhe për Qarkun e Elbasanit janë gjithsej 234 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 37 mijë m2. Korça ka edhe numrin më të vogël të parcela ndërtimore që kalojnë në favor të poseduesve të objekteve informale. Në Korçë janë 8 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli një mijë metra katrorë. Për Qarkun e Vlorës, janë 234 parcela ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme trualli 79 mijë m2.

Për Qarkun e Kukësit janë 16 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1553 m2. Dhe në fund, për Qarkun e Lezhës, janë 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 20 mijë m2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale". Ky vendim ka si qëllim kalimin në pronësi të rreth 3109 objekteve informale, të cilat u përkasin rreth 4 mijë familjeve, pasi ALUIZNI ka kthyer në terren përditësimin e tyre dhe kualifikimin për legalizimin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›