Gjykata e Lartë "harron" gjyqin për Neranxin
Prej dy muajsh, në Sekretarinë
e Gjykatës së Lartë në Shqipëri
ndodhet dosja e prokurorisë
me të pandehur deputetin Nikollaq
Neranxi, e cila është lënë në "harresë"
nga administrata e Gjykatës
Supreme. Gjatë këtij harku kohor,
ende nuk është organizuar hedhja e
shortit, si edhe përcaktimi i Kolegjit
Penal që do të gjykojë deputetin pa
imunitet. Burime nga Prokuroria e
Përgjithshme thanë se nuk i kuptojnë
vonesat procedurale, të cilat kanë
kaluar çdo limit të mundshëm.
Sipas tyre, nëse një dosje hetimore
regjistrohet në gjykatë, atëherë
administrata organizon brenda
dhjetë ditëve hedhjen e shortit dhe
përcaktimin e Kolegjit Penal që do
ta gjykojë. Por mungesa e kontrollit
në Gjykatën Supreme, pasi kanë
imunitet, ka lënë në sirtar dosjen
e prokurorisë, e cila shpresonte në
një gjykim të shpejtë, pasi akuzat
janë faktuar. Gjykata e Lartë nuk
dëshiron ta komentojë zyrtarisht
këtë vonesë, ndërsa burime konfi -
denciale janë shprehur se gjykata
pret riformatimin e Parlamentit të
ri, ku Neranxi nuk është zgjedhur
deputet në zgjedhjet parlamentare
të 28 qershorit. Pritet që dosja, në
fi llim të shtatorit, të transferohet
në Gjykatën e Tiranës. Megjithatë,
nuk ka asnjë justifi kim për vonesën
dymujore të hapjes së shqyrtimit
gjyqësor, çka i shtohet një tjetër
precedenti të gabimeve të shumta
të Gjykatës së Lartë, e cila, kohët e
fundit, është vënë në shënjestër për
lirimin nga burgu të disa të pandehurve
të prokurorisë, të akuzuar për
vepra të rënda. Sipas kërkesës për
gjykim të prokurorisë që gjendet në
Gjykatën e Lartë, ndaj përfaqësuesit
të LSI-së, Neranxi, janë ngritur dyshime
të arsyeshme se gjatë vitit 2001-
‘04 fi rma që drejtohej nga babai i tij i
ka shkaktuar një dëm shtetit prej 116
milionë lekësh të vjetra. Kjo shumë
është shkaktuar në mospagimin
e doganës nga personat për disa
automjete që fi guronin në emër të
firmës së babait të tij, me të cilat
janë importuar materiale të ndryshme
për laboratorë fotografi kë,
si shirita të kasetave, negativë të
aparateve fotografi kë, e pjesë të
ndryshme për biznesin e tij. "Nga
hetimet e kryera paraprakisht nga
Prokuroria e Tiranës dhe më pas
nga institucioni qendror i akuzës,
janë ngritur dyshime se fi rma që
figuronte në emër të babait të
deputetit Nikollaq Neranxi ka
kryer kontrabandë me mallra të
ndryshëm, duke iu shmangur
detyrimeve doganore në pikëkalimet
kufi tare", thuhet në dosjen
e prokurorisë, duke shtuar se
"të gjitha të dhënat e mbledhura
nga hetimi, na dërgonin
te personi kryesor që drejtonte
këtë firmë importi, z. Nikollaq
Neranxi". Por, për shkak të imunitetit
që ai kishte, organi i akuzës
iu drejtua Parlamentit për heqjen
e imunitetit. Ligjvënësit shqiptarë
miratuan kërkesën e prokurorisë, e
cila, pas disa hetimeve shtesë, dërgoi
në Gjykatën e Lartë dosjen hetimore
ndaj të pandehurit në fjalë.
e Gjykatës së Lartë në Shqipëri
ndodhet dosja e prokurorisë
me të pandehur deputetin Nikollaq
Neranxi, e cila është lënë në "harresë"
nga administrata e Gjykatës
Supreme. Gjatë këtij harku kohor,
ende nuk është organizuar hedhja e
shortit, si edhe përcaktimi i Kolegjit
Penal që do të gjykojë deputetin pa
imunitet. Burime nga Prokuroria e
Përgjithshme thanë se nuk i kuptojnë
vonesat procedurale, të cilat kanë
kaluar çdo limit të mundshëm.
Sipas tyre, nëse një dosje hetimore
regjistrohet në gjykatë, atëherë
administrata organizon brenda
dhjetë ditëve hedhjen e shortit dhe
përcaktimin e Kolegjit Penal që do
ta gjykojë. Por mungesa e kontrollit
në Gjykatën Supreme, pasi kanë
imunitet, ka lënë në sirtar dosjen
e prokurorisë, e cila shpresonte në
një gjykim të shpejtë, pasi akuzat
janë faktuar. Gjykata e Lartë nuk
dëshiron ta komentojë zyrtarisht
këtë vonesë, ndërsa burime konfi -
denciale janë shprehur se gjykata
pret riformatimin e Parlamentit të
ri, ku Neranxi nuk është zgjedhur
deputet në zgjedhjet parlamentare
të 28 qershorit. Pritet që dosja, në
fi llim të shtatorit, të transferohet
në Gjykatën e Tiranës. Megjithatë,
nuk ka asnjë justifi kim për vonesën
dymujore të hapjes së shqyrtimit
gjyqësor, çka i shtohet një tjetër
precedenti të gabimeve të shumta
të Gjykatës së Lartë, e cila, kohët e
fundit, është vënë në shënjestër për
lirimin nga burgu të disa të pandehurve
të prokurorisë, të akuzuar për
vepra të rënda. Sipas kërkesës për
gjykim të prokurorisë që gjendet në
Gjykatën e Lartë, ndaj përfaqësuesit
të LSI-së, Neranxi, janë ngritur dyshime
të arsyeshme se gjatë vitit 2001-
‘04 fi rma që drejtohej nga babai i tij i
ka shkaktuar një dëm shtetit prej 116
milionë lekësh të vjetra. Kjo shumë
është shkaktuar në mospagimin
e doganës nga personat për disa
automjete që fi guronin në emër të
firmës së babait të tij, me të cilat
janë importuar materiale të ndryshme
për laboratorë fotografi kë,
si shirita të kasetave, negativë të
aparateve fotografi kë, e pjesë të
ndryshme për biznesin e tij. "Nga
hetimet e kryera paraprakisht nga
Prokuroria e Tiranës dhe më pas
nga institucioni qendror i akuzës,
janë ngritur dyshime se fi rma që
figuronte në emër të babait të
deputetit Nikollaq Neranxi ka
kryer kontrabandë me mallra të
ndryshëm, duke iu shmangur
detyrimeve doganore në pikëkalimet
kufi tare", thuhet në dosjen
e prokurorisë, duke shtuar se
"të gjitha të dhënat e mbledhura
nga hetimi, na dërgonin
te personi kryesor që drejtonte
këtë firmë importi, z. Nikollaq
Neranxi". Por, për shkak të imunitetit
që ai kishte, organi i akuzës
iu drejtua Parlamentit për heqjen
e imunitetit. Ligjvënësit shqiptarë
miratuan kërkesën e prokurorisë, e
cila, pas disa hetimeve shtesë, dërgoi
në Gjykatën e Lartë dosjen hetimore
ndaj të pandehurit në fjalë.