E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangosen dhe 7 trafikante

PRISHTINE - Ne rrjeten e operacionit "Alberta", te zhvilluar mengjesin e djeshem ne Fushe-Kruje, Shqiperi, kane rene edhe shtate persona te tjere nga Kosova, duke e cuar keshtu numrin e te arrestuarve ne 13 te tille. Ne kete menyre operacioni eshte shtrire edhe Kosove. Policia shqiptare per here te pare ne bashkepunim me ate kosovare kane zbuluar dhe kane goditur nje prej grupeve me te medhenj te trafikanteve te armeve ne rajonin e Ballkanit. Operacioni ka ardhur si rezultat i hetimeve disa mujoresh te policise shqiptare me ate kosovare. Arrestime ne Kosove jane bere gjate dites se djeshme pasi ne Fushe-Kruje u vune ne pranga korrieret e armeve. Emrat e tyre nuk jane bere te ditur nga policia, kosovare, te cilet thane se jane ende duke bere hetime per zbulimin dhe te personave te tjere qe jane te pershire ne kete trafik.

Te arrestuar

Musatafa Gashi, 46 vjec, nga Fushe Kruja

Edmond Kajo, 40 vjec, nga Berati

Marjus Buda, 26 vjec, nga Tirana

Florenc Mezini, 31 vjec, nga Berati

Nertil Fejzullau, 25 vjec, nga Tirana

Shtate te tjere ne Kosove

Precedenti

Pak dite me pare, po ne Fushe Kruje, Drejtoria kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda eshte organizuar operacioni i koduar "Stazhieri", per bllokimin e 6 pistoleta. Gjate ketij operacioni policia vuri ne pranga, Kujtim Lacin, 44 vjec dhe Afrim Stafukan, vjec 39, te dy banues ne Fushe Kruje.

Arrestimi

Venia nen pranga u be e mundur ne flagrance, ne kohen kur mes tyre po realizohej shkembim i armeve dhe municioneve. Zedhenesi i policise beri te ditur se personat e arrestuar dyshoheshin prej kohesh qe trafikonin arme.

I denuari

Nje prej te arrestuarve, Florenc Mezini, 31 vjec, nga Berati, rezulton te ishte denuar me pare per vjedhje me pare. Nderkaq nga ana e grupit hetimor vazhdon puna per gjetjen e personave te tjere te perfshire ne trafikun e armeve.

15 arme

Pistoleta, te llojit "Miniblou" dhe "Zastava" te prodhimeve serbe, jane bllokuar gjate mengjesit te dites se djeshme, ne qytetin e Fushe-Krujes. Gjate ketij operacioni policia bllokoi dhe nje numer te konsiderueshem fishekesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›