E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat, rrethrrotullime ne vend te semaforeve

SHKODER - Bashkia e Shkodres, ka gjetur nje zgjidhje per mungesen e semaforeve, qe rregullojne trafikun e makinave. Burime nga ky institucion kane bere te ditur se, mungesa e semaforeve ne qytet do zgjidhet duke ndertuar rreth-rrotullime, ne pikat kryesore ku dhe trafiku eshte me i renduar. Bashkia e qytetit verior, ka dhene nje fond prej 6 milione lekesh per te realizuar kete projekt, qe sipas te dhenave, do ti jape fund kaosit te qarkullimi te automjeteve. Sipas bashkiakeve, jane duke u ndertuar 3 rreth-rrotullime ne pikat kryesore te qarkullimit, si ne lagjen "Parruce", tek kryqezimi ne lagjen "Rus" si dhe nje tjeter prane Bibliotekes se Universitetit te Shkodres. Drejtuesit lokale kane bere te ditur se, pjese e ketij projekti do te jete edhe truma e Dugajve te Reja, e njohur ne Shkoder si nje monument i vjeter. Pas me shume se nje shekulli, truma e Dugajve te Reja nuk do te sherbeje me per te nxjerre uje, por per disiplinimin e qarkullimit te makinave, duke u kthyer ne nje rreth rrotullim. Vendimi per ndertimin e tre rreth-rrotullimeve eshte marre pas nje takimi qe kane bere drejtuesit e Bashkise dhe Policise se Shkodres. Pikerisht shqetesimi per mos pasjen e semaforeve ka shtyre policine qe te kerkoje ndihmen e institucionit vendor. R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›