E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik armesh, 13 ne pranga

TIRANE - Trafiku i armeve nga Kosova ne Shqiperi ka cuar ne pranga 13 persona. Operacioni i koduar "Alberta", ka mundur te shkaterroje nje rrjet te madh te trafikut te armeve dhe municioneve, me vendmberritje Tiranen. Gjate oreve te para te mengjesit te djeshem, efektivet e krimit te organizuar, kane vene ne pranga ne Fushe Kruje, Mustafa Gashin 46 vjec, Edmond Kajon 40 vjec, Marjus Budan 26 vjec, Florenc Mezinin 31 vjec dhe Nertil Fejzullaun 25 vjec. Por nderkohe dhe shtate persona te tjere jane vene ne pranga ne Kosove, ku policia shqiptare ka bere nje bashkepunim te frytshem me Sherbimin Policor te Kosoves (SHPK). Keta persona jane vene ne pranga nga policia me akuzen e "trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake". Lajmi eshte bere i ditur dje nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, Shqiperi dhe atyre kosovare, sipas te cilave, jane sekuestruar 15 arme zjarri, pistoleta "Miniblow" dhe "Zastava", 120 cope fisheke, 7 aparate telefoni celulare, si dhe dy automjete. Burime policore thane se, kane shkaterruar nje nga rrjetet me te medha te trafikut te armeve ne Ballkan.

HETIMET

Disa muaj i jane dashur policise shqiptare dhe asaj kosovare, qe te mund te veje ne pranga 13 te dyshuarit. Burime nga grupi hetimor, ka bere te ditur se, te arrestuarit ne Shqiperi, jane korrieret e kesaj dergese, ndersa eshte duke punuar per te bere te mundur arrestimin e drejtuesve, qe sic duket jane vene ne pranga ne Kosove. Armet sipas burimeve, ishin te destinuara kryesisht per elementet e krimit ne Tirane, por nuk perjashtohet dhe trafiku i tyre, ne drejtim te Greqise apo Italise. Operacioni i koduar "Alberta", eshte zhvilluar ne Fushe Kruje (Shqiperi), ne nje prej lokaleve te kesaj zone dhe ne Kosove, ne disa qytete. Prangosja e personave, eshte bere ne flagrance, ne momentin kur ata kane qene duke shkembyer armet me municionet. Pese persona e arrestuar ne Shqiperi, dyshohet te jene pjese e nje grupi trafikantesh armesh, por keta jane vetem korrieret. Burimet thane se jane persona te tjere ata qe kane pergatitur terrenin dhe itinerarin e armeve. Gjate dites se djeshme dhe SHPK-ja, ka vene ne pranga shtate persona te tjere, duke e cuar ne 13 numrin e te arrestuarve. Operacioni eshte kryer nga drejtoria e Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe me efektivet e Policise se Kosoves.

TE NDALUARIT

Te 13 te arrestuarit e djeshem nuk pritet te jene te fundit. Burimet e policise, kane bere te ditur se, nderkohe jane dhe disa persona te tjere nen mbikeqyrje, duke mos dhene asnje detaj tjeter se kur pritet prangosja e tyre. Ne prangat e policise, ne Shqiperi rane Mustafa Gashi, 46 vjec, nga Fushe Kruja, Edmond Kajo, 40 vjec, nga Berati, Marjus Buda, 26 vjec, nga Tirana, Florenc Mezini, 31 vjec, nga Berati, i denuar me pare, dhe Nertil Fejzullau, 25 vjec, nga Tirana. Ata jane vene ne pranga pasi Gjykata e Krimeve te Renda, kishte dhene masen e sigurise "arrest me burg" dhe ndaj tyre eshte ngritur akuza e "trafiku te armeve dhe municioneve luftarake e kryer ne bashkepunim". Policia tha se, dyshohet se personat e mesiperm ne kohe dhe vende te ndryshme, kane kryer trafik armesh.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›