E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sfida e dy first lady

Nga njëra anë është ajo, gruaja moderne e forte dhe punëtore, pra Mishel Obama. Në anën tjetër eshte Anne Romney, nena dhe gruaja tradicionale amerikane dhe e ekuilibruar. Kane stile diametralisht te kundërta dy gratë qe po garojnë per postin e first lady per ne shtepine e bardhe. Dhe nëse programet politike polemikat i përkasin bashkëshortëve te tyre, ajo përbejnë pjesën me njerëzore te sfidës elektorale. 
Michelle Obama ruan ende eksperiencën  nje avokateje kur ishte ne cikago, para se te vinte ne Uashington e te hynte ne historine amerikane. Stili i saj është me pak tradicional, me pak tone moderniste qe i pëlqen mbi te gjitha te rinjve. Ajo dhe presidenti Obama plotësojnë njeri-tjetrin, ne fushatën elektorale i kane ndare detyrat, Mishel ben xhiro ne Amerikë për te takuar veteranet, ushtaraket dhe punëtorët. Nuk është përjashtuar fakti qe edhe per familjen Obama, te ketë një tentative nga ana e Mishel për te pushtuar një dite Shtëpinë e Bardhë. 
Ann Romney, nga ana tjetër, po ben gjithcka per te pushtuar zemre dhe anen me te ndjeshme te ameriakane. Ne konventen e amerikaneve ajo rrëmbeu vëmendjen e amerikaneve dhe skenën e Mitt, me një ndërhyrje te një ylli, dedikuar dashurisë. 
Ajo është mamaja perfekte amerikane, e lidhur me traditën, rigoroze dhe ekuilibruar. Një grua qe ka tejkaluar çdo vështirësi. Familja Romney, ripohon një klishe amerikane por gjithmonë emocionuese. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›