Kathimerini: Dule nuk përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, PDBNJ nuk është më faktor politik

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Th. Kasimis, i ka lënë të kuptojë Vangjel Dules, kreut të partisë shqiptare PBDNJ, se ai është në dijeni të dekonspirimit të bisedave jozyrtare, që Dule, ka bërë të ditur shtypi grek.
Këtë :mesazh” për Dulen, Kasimis e ka dhënë në numrin e datës 15 maj 2009 në faqen 14 të gazetës “Kathimerini” në Greqi.
“Me habi lexova artikullin e sotëm (në fakt të ditës së djeshme) të faqes së parë të z. Stavro Ligjeru. Më vjen keq sepse artikullshkruesi juaj nuk komunikoi me mua që të kryqëzonte të dhënat, të cilave u referohet si gjoja fakte. Do të doja gjithsesi të theksoj se merrem vetëm me minoritetin dhe jo me partitë politike shqiptare. Nëse artikullshkruesi do të kishte pyetur qoftë edhe dy minoritarë, dhe jo vetëm njëzë, Ligjeru do të kishte vërtetuar se edhe pse shumë herë jam ftuar të shpreh mendime mbi shprehjen politike të minoritetit, kam refuzuar, gjithmonë në mënyrë të prerë, duke theksuar se është çështje e Shqipërisë në të cilën nuk përzihem”, ka reaguar Kasimis në numrin e datës 15 maj të gazetës “Kathemirini”, duku ju referuar edhe një bisede që ka pasur “njëzë” minoritar, Vangjel Dule, të cilit i referohet edhe gazetari Stavro Ligjeru.
Prej dy –tre ditësh, shtypi grek merret me rreshtimin e PBDNJ-së, në koalicionin me PS-në. Në trajtimin e këtij argumenti, shtypi grek nuk ka lënë pas dore edhe aludimet, sipas të cilave, zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, përfaqësues i ekzekutivit grek, i ka kërkuar Dules të rreshtohet me koalicionin e PD, të kryesuar nga Kryeministri shqiptar Sali Berisha. Një kërkesë e tillë, mendohet se i është bërë kreut të PBDNJ-së në një bisedë private dhe informale me Kasimis, në të cilën dyshohet se Dule i ka kërkuar bashkëbiseduesit, që t’ia jepte këtë me shkrim gjoja për të bindur kryesinë e PBDNJ-së. Në të vërtetë, sikurse edhe ndodhën ngjarjet më vonë, kur pjesë të kësaj bisede u dekonspiruan në shtypin grek, qëllimi i Vangjel Dules, kreut të partisë shqiptare PBDNJ, ka qenë ta tërhiqte në grackë zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë Th. Kasimis, që të përdorte më pas këtë shkresë të mundshme si fakt, pro partisë socialiste në opozitë në Greqi “Pasok” dhe kundër partisë në pushtet, po në Greqi, “Nea Demokracia”, sikurse Dule bëri as më shumë e as më pak edhe me bisedën me zëvendësministrin Kasimis.
Në analizë të këtyre fakteve, nuk mund të rrihet pa u evidentuar tendenca e Vangjel Dules, i cili bashkë edhe me PBDNJ-në, është përjashtuar nga qeveria greke, si faktor përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, e cila (qeveria greke), duket se njeh dhe mbështet organizatën “OMONIA”, të cilën e konsideron edhe si bazë të minoritetit grek. Për qeverinë greke, Vangjel Dule dhe PBDNJ-ja, duket se janë nën kontrollin e rivalëve të tyre politikë, partisë opozitare në Greqi, “Pasok”.