E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk ka prova për Shkëlzenin te “Gërdeci”

Autori i Lajmit: red.
Dosja “Gërdeci”

Nuk ka asnjë prove për implikimin e Shkelzenit ne Dosjen e Gërdecit, -këtë mbrojtje ia ka bërë të birit, kryeministri Berisha dje në intervistën dhenë për Ora Neës. Ai tha se Prokuroria i ka bërë hetimet të paragjykuara.
“Do te kesh çdo ndihme, i kam thënë, por nuk mund te thuash se u anashkaluan ushtarakët. Po a nuk ishin ushtarakë ata qe punonin aty çdo ditë. Hetohet ministri i drejtësisë vetëm se jepte këshilla drejtësie”. Kryeministri e ka quajtur provë false faksin e nisur nga Bumçi Shkëlzen Berishës.
“Unë jam në anën e familjarëve, ata kërkojnë drejtësi. U kërkua imuniteti i ministrit. U tha që u vonua heqja e imunitetit. Sa herë u pyet? Pse? Sepse akuza u formulua apriori”-tha Berisha në lidhje me ish ministrin Mediu. Pyetjes se është përmendur emri i djalit të tij Shkelzen Berisha dhe i baxhanakut në hetime, Berisha iu përgjigj:
“Në mënyrë absolute nuk më dhemb kur e bëjnë me qëllim politik. Nëse këta zotërinj kanë mijëra faqe deponime, le të nxjerrin edhe deponimin më minimal të implikimit të djalit tim dhe unë do të shpreh mirënjohje publike. Nxjerrin fakse me shkrime të falsifikuara. E kujt është dora. Sekretarja ka thënë është e ministrit. Le ta provojë drejtësia. E kujt është dora. Sekretarja e ka akuzuar ministrin, ai e ka hedhur në gjyq për shpifje. I pyetur për Rrahman Selmanllarin, Berisha tha se “nuk përgjigjem për të tjerët, por vetëm për djalin tim”.
Ai shtoi se janë 36 mijë faqe deponime dhe në to djali im nuk implikohet në asnjë prej tyre. “Delijorgji është atje ku është dhe është nga kjo qeveri. Pinari është atje ku është dhe ta mësojnë të gjithë. Qeveria ka ndërhyrë me të gjithë forcën e saj. Është pyetur 1 mije herë, ta pyesin edhe tre mijë herë”-tha Berisha
Më pas Berisha ka nxjerrë një skicë ndërtimesh. “Kjo është qyteza Rama –Delijorgji. Delijorgji është në burg nga qeveria jonë. Këto njolla pallatesh të përbashkëta me Ramën. Nëse ne i kemi treguar atë që meriton për Gërdecin, zotëria nuk i ka hequr asnjë leje atij. Kujt i është dhënë për një ndërtim një shesh kaq i madh? Çdo gjë që të ketë për djalin tim, le ta thotë dhe s kanë lënë ofertë pa i bërë. Përveç një faksi të falsifikuar nuk kane nxjerrë asgjë”.
Lidhur me tablatet ku del komunikimi i Shkëlzen Berishës me ministrat, kryeministri tha: “Djali im ka qenë që student militant i flaktë i PD-së. Ai i njeh dhe ka luftuar me këta ministra. Ai i takon ministrat dhe iu flet. Një pjesë të tyre i ka shokë dhe moshatar. Le të dalë qoftë edhe ndikimi më i vogël. Krijojnë skupe sepse nuk kanë alternativë tjetër”
Ai tha se kur fëmijët e kundërshtarëve politikë kanë vrarë të tjerët nuk kam heshtur unë po prokuroria. “Fakti që këta më sulmojnë fëmijët pa asnjë bazë dhe merren me honoraret e një studioje tregon se këta nuk kanë alternativë për zhvillimin e vendit. Kjo më ndihmon nuk më dëmton”. Ndërkaq, Berisha ka sulmuar edhe deputetin Taulant Balla të cilin e implikoi direkt në “trafik femrash”. Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se në këto katër vite janë bërë investimet më të mëdha që ka njohur vendin gjatë këtyre viteve. I kundërshtuar nga gazetari Alfred Peza, kryeministri ka pohuar se të vij kushdo kundërshtar dhe të ballafaqohet me të për arritjet e qeverisë së tij. Le të vijë kryetari i opozitës dhe të ballafaqohet në një emision të drejtpërdrejt. “Le të vij një kundërshtar e të ballafaqohet, le të vij Edvini ballë-përball më mua që nesër dhe të dal nga strofulla e tij e bashkisë. Sulmet e kryeministrit kanë vazhduar edhe më tej kur sërish i është kërkuar që mos të sulmojë kundërshtarët e tij ndërkohë që ata nuk janë të pranishëm. Berisha ka vazhduar të pohojë se “Le të ikë nga gara fare, është çështja ime nëse flas për të, unë jam në fushatë elektorale, unë do të flasë për gjatë gjithë fushatës për atë, dhe të bëhet një kandoun që ai të japë dorëheqjen”-ka vazhduar fjalën e tij kryeministri. Më tej ai ka vazhduar të rendis arritjet e bëra gjatë katër viteve të qeverisjes.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›