Sqarohet kursi politik i ylberistëve - Rama u kërkon deputetëve të bojkotojnë seancën e sotme plenare

Socialistët nuk dalin dot nga ajo që Rama e cilëson politikë të vjetër. Ata e kanë në genin e tyre politik bojkotin. Sot ka ardhur një tjetër deklaratë nga ana e opozitës e cila paralajmëron për të mos hyrë në zgjedhje, ashtu sikurse kanë kërcënuar në të gjitha zgjedhjet që nga vitit 1990 e deri më sot. Socialistët janë njësoj si mijtë. Këta të fundit e ndjejnë tërmetin dy muaj para se të lëkundët dheu. Edhe socialistët po e ndjejnë humbjen e zgjedhjeve dy muaj para se të shqiptarët të shkojnë tek kutitë e votmit. Pretendime nga më të zakonsmet që mund të ketë një forcë politike e deri tek ato që nuk do i çonte nëpër mend askush. Burime të sigurta nga forcë politike tregojnë se Edi Rama akoma nuk u ka dhënë leje të shkojnë në seancën e sotme parlamentare. Po ashtu të njëjtët persona pranë kësaj partia tregojnë se PS është duke “hetuar” për të gjetur arsye të tjera për të destabilizuar situatën politike në vend. Rama nuk mund tia lejojë vetes që deputetët socialistë të votojnë pro projektligjit për “Gjykatën Administrative” sepse është i përlyer deri në grykë në abuzime dhe korrupsion. Po ashtu sot në seancë do të paraqitet edhe raporti i komisionit hetimor për lejet e dhënë nga Edi Rama. Komisioni në fjalë do të propozojë pezullimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga ai. Ndaj Edi Rama nuk mund të lejojë që deputet e tij të votojnë pro këtij vendimi. Është e njëjta skemë që prej katër vitesh është duke u zbatuar nga opozita. Ajo nuk ka përgjegjësinë më të më vogël, ose më saktë nuk do tia dijë se qyterarët kanë votuar që ata pak deputetë sa janë katandisur të jenë në kuvend dhe të votojnë ligje që sjellin mirëqënien e tyre. Këta deputetë për 19 vite më radhë nuk kanë bërë në kuvend porpozimin më të vogël për një investim në zonat ku janë zgjedhur deputetë. Ata nuk e përmendin akund elektoratin e tyre. E vetmja gjë që përmendin është pushtet. “Duam pushtet” vetëm këtë frazë njohin. Ndërsa sot ata akoma nuk e kanë ndarë mendjen nëse do të shkojnë në seancën e fundit parlamentare apo jo. E madje janë aq “menefrego” sa këtë çështje e lënë krejt në heshtje, por i bien këmbanës se “Po mendojmë të mos marrim pjesë në zgjedhje”. Dhe kjo vetëm e vetëm se kanë frikë. Sepse nuk mund t’i dalin përballë elektoratit të tyre. Socialistëve të tyre të cilët e kanë menduar ndryshe Partinë Socialiste. Socialistëve që nuk kanë menduar kurrë se kjo forcë politike do të përdhosej në 12 ngjyra, apo me lakuriqësi liderash. Nuk mund të dalin para njerëzve që i kanë mashtruar për rreth dy dhjetëvjeçare. Dhe zgjedhin gishtin për tu fshehur. E gjithë kjo sepse qytetarat tashmë e kanë kuptuar se çfarë mund të bëjë një qeveri për ta. E kanë kuptuar se qeveritë nuk janë lindur për të vjedhur, për të marrë jetë njerëzish apo për t’i dërguar burgjeve deri në fund të jetës. Qyetarët e kanë kuptuar se qeveritë nuk janë krijuar për të ndërtuar në 18 vjet një rrugë fshati, por rrugë gjigande, vepra arti e rrugë komunikimi që ledhën vendin tonë me botën. Askush nuk ka më besim tek te kuqtë, tek tentakulat e Nexhmies dhe Ramizit. Nuk mund të ketë askush besim tek puthja e kanibalëve sepse ajo është kafshim.
...