Ministri Beja: Çfarë përfitojnë nxënësit dhe prindërit nga Alterteksti
Autori i Lajmit: red.
“Alterteksti zhduku monopolin dhe korrupsionin e ndërtuar mbi të. Fëmijët dhe familjet shqiptare nuk paguajnë më në tregun e zi për të marrë librat e shkollës si para katër vitesh. Alterteksti është përmirësuar nga njëri vit në tjetrin”
Sistemi i sigurimit të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar ka pësuar një ndryshim rrënjësor gjatë viteve të fundit, krahasuar me para vitin 2006, periudhë në të cilën sigurimi i tyre ishte i centralizuar. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, në një intervistë për ATSH-në, deklaroi se “Alterteksti zhduku monopolin dhe korrupsionin e ndërtuar mbi të në vitet kur kjo reformë nuk aplikohej”.
PS kundërshton futjen e teksteve evropianoperëndimorë në shkollat tona. Si e komentoni këtë?
Alterteksti ka qenë një sukses për reformën në arsimin shqiptar, për nxënësit dhe mësuesit, për zgjerimin e ofertave të të mësuarit, duke futur në garë forcat më të kualifikuara të hartimit të teksteve dhe seleksionimin e tyre nga grupe ekspertësh. Alterteksti zhduku monopolin dhe korrupsionin e ndërtuar mbi të. Fëmijët dhe familjet shqiptare nuk paguajnë më në tregun e zi për të marrë librat e shkollës si para katër vitesh. Alterteksti është përmirësuar nga njëri vit në tjetrin. 425 tituj tekstesh të autorëve shqiptarë dhe të huaj janë botuar e shpërndarë në shkollat tona në vitin mësimor 2008-2009, shumica dërmuese e të cilave janë me mbi dy alternativa për çdo lëndë. Vitin e kaluar 30 tituj ishin pa tekste alternative, sepse nuk pati oferta nga Shtëpitë Botuese, në disa raste ishin tekste lëndësh të reja, disa ishin tekste të programit të mëparshëm të gjimnazit dhe me reformën e bërë në gjimnaz shkojnë drejt daljes nga qarkullimi. Sivjet fuqizuam reformën e Altertekstit, hapëm garën publike për autorët dhe shtëpitë botuese për të futur tekste të reja në qarkullim për të gjitha tekstet që ishin me një apo dy alternativa. Procesi po ecën përpara me sukses. Pra jo vetëm s po dështon , por po fuqizohet dhe zgjerohet oferta e teksteve të reja për nxënësit dhe mësuesit, me tekste të autorëve shqiptarë, por edhe të huaj.
A mendoni se futja e autorëve të huaj do të mirëpritet në shkollën tonë?
Nuk ka asnjë dyshim. Në vitin shkollor 2009-2010 do të fusim në shkollën tonë metoda origjinale për mësimin e gjuhëve të huaja dhe për herë të parë tekste të shkencave bazë me autorë të huaj, tekste jo të hartuara enkas për Shqipërinë, por tekste që përdoren sot në shkollat e vendeve evropianoperëndimore dhe që përputhen me programet e shkollës shqiptare. Sigurisht, me këtë hap që po bëjmë sot ne fusim në shkollën tonë tekste të një cilësie më të lartë se ato që kemi pasur deri tani. Çdokush e kupton se anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja ,etj mësohen më mirë me metoda të hartuara nga institutet dhe shtëpitë botuese të vendeve ku fliten këto gjuhë sesa nga tekste të hartuara nga mësuesit tanë. Ka mbaruar përgjithmonë koha kur censura komuniste sulmonte metodat e huaja sepse bartnin ideologjitë e huaja. Si mund t i kundërvihemi teksteve evropianoperëndimore për fizikën, kiminë, biologjinë e shkencat e tokës. Në emër të ç morali e të ç llogjike kërkojnë që shkencat fondamentale të jenë monopol i autorëve shqiptarë? A e dini se nuk ka asnjë tekst të autorëve shqiptarë për shkencat e tokës, se kjo lëndë për herë të parë është futur në programet tona, është një risi. Futja e teksteve të huaja për shkencat fondamentale në shkollat tona është një sukses i padiskutueshëm për të gjithë njerëzit e mësuar, është një ndihmë e madhe për nxënësit që do të vijojnë studimet në universitetet tona dhe në universitetet më të mira të botës. Shqipëria ka futur dhe do zhvillojë në edukimin e popullsisë standardet e hapësirës evropiane të edukimit. Në të gjitha nivelet. Dhe kjo po futet në përmbajtjen e mësimeve, në tekstet, në strukturën dhe shkallët e edukimit, në vlerësimin e dijeve, në diplomat që marrin nxënësit dhe studentët. Ne duam që nxënësit dhe studentët tanë të jenë të barabartë dhe të fitojnë në garën me bashkëmoshatarët e tyre evropianë. Ne nuk duhet të humbim më kohë.
A mendoni se keni përzgjedhur tekstet më të mira që do të botoni?
Përzgjedhja e tyre është tërësisht profesionale. Ajo është bërë nga grupe ekspertësh, jashtë çdo presioni botuesish, ndër dhjetra tekste të vendeve evropianoperëndimore. Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e mia për ambasadat e këtyre vendeve në Tiranë, që i janë përgjigjur thirrjes sonë dhe na kanë vënë në dispozicion tekste të përdorura në shkollat e tyre. Një punë me shumë përkushtim e përgjegjësi po bëhet nga Komisioni i Miratimit të Teksteve të MASH në mënyrë që çdo hap të jetë transparent, i drejtë me të gjitha shtëpitë e botuese që do të konkurrojnë për prodhimin dhe shpërndarjen e këtyre teksteve. Theksoj se gara ka prurë çmime më të ulëta të këtyre teksteve se ato të autorëve shqiptarë që janë në qarkullim. Mos harrojmë se çmimet e teksteve të huaja në vendet evropianoperëndimore janë 5-10 herë më të larta se në Shqipëri. Tekstet e përzgjedhura sjellin një nivel më të lartë njohurish shkencore dhe nga pikëpamja didaktike. Sivjet është viti i parë dhe arritëm të fusim vetëm 4 tekste. Ne do të vijojmë ta çojmë përpara punën e filluar, në mënyrë që alternativat e këtyre teksteve të zgjerohen për vitin e ardhshëm dhe të fusim tekste për lëndë të tjera.
Si është pritur kjo nismë nga mësuesit shqiptarë?
Asnjë autor shqiptar metode të mësimit të gjuhëve të huaja, nuk ka vënë dhe nuk mund të vëjë në dyshim të mirën që vjen nga metodat origjinale të mësimit të një gjuhe të huaj, sepse ata janë profesionistë dhe e kuptojnë dallimin. Duhet të kuptoni se për të gjitha gjuhët e huaja që mësohen në shkollën shqiptare ka me dhjetra metoda origjinale për nivele të ndryshme nxënësish e qëllimesh. Po ashtu, në të gjitha kontaktet personale me mësues dhe specialistë të arsimit kam gjetur vlerësim për futjen e teksteve të huaja për shkencat bazë. Asnjë mësues shqiptar nuk ka reaguar negativisht ndaj këtyre teksteve. Madje as autorët e teksteve apo shtëpitë botuese, që kanë interesat e tyre tregtare, nuk kanë kundërshtuar një nismë të tillë. Sepse ata janë të vetëdijshëm se nisma bëhet për të mirën e nxënësve. Interesi i nxënësve tanë do të jetë në qendër të vëmendjes së MASH dhe futja e teksteve të huaja në gjimnazet tona dhe në përgjithësi në arsimimin e shqiptarëve e ngre në një stad të ri reformën e Altertekstit, e hap më tepër tregun, rrit cilësinë e lufton korrupsionin.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009