E Diel, 1 Nëntor 2026

Kathryn Bigelow mund Cameron me 6 çmime BAFTA



Vetëm pak ditë përpara ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve “Oskar”, lufta mes dy ish-bashkëshortëve, Kathryn Bigelow-t, regjisores së “The Hurt Locker” dhe James Cameron-it, regjisori i “Avatar”, është bërë më e ashpër këtë fundjavë. Filmi mbi luftën në Irak, fitoi 6 nga 8 kategoritë në të cilat ishte kandiduar, mbrëmjen e së dielës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “British Academy of Film and Television Arts”, BAFTA.
Filmi fantashkencë 3-D i Cameron, dështoi në kategoritë më të rëndësishme, ndërkohë që ish-gruaja e tij është e para grua që merr çmimin BAFTA si regjisorja më e mirë. “është më të vërtetë një nder i madh. Nuk e kam ditur se jam e parë dhe shpresoj të këtë edhe të tjera”, është shprehur Bigeloë. Filmi mbi skuadrën e heqjes së bombave në Irak, fitoi gjithashtu edhe 5 çmime të tjera në kategori të rëndësishme. Gjatë tërheqjes së trofeve, regjisorja nuk mund të linte pa përmendur edhe rivalitetin me Cameron, duke thënë se ishte “me të vërtetë e nderuar”, të kandidonte së bashku me ish-bashkëshortin e saj. “Kjo është e pabesueshme, jam thellësisht e nderuar dhe e prekur”, ka shtuar ajo. Ajo ia ka dedikuar çmimin, fundit të luftës në Irak “dhe rikthimin e djemve dhe vajzave në shtëpi”.
Filmi i Cameron-it “Avatar” ishte i kandiduar në tetë kategori, por në shtëpi ka mundur të çojë vetëm dy çmime, për prodhimin më të mirë dhe efektet më të mira vizuale. Mendohej që filmi fantastiko-shkencor të kishte një rezultat më të mirë, duke qenë fitues i çmimeve “Glden Globe” dhe ndërkohë është kandidat në 9 kategori për çmimet “Oskar”, po aq sa edhe rivalja e tij më e ashpër Kathryn Bigelow. Megjithatë Cameron nuk u ndje keq edhe me dy trofe, ndërkohë që Quentin Tarantino ka dalë vetëm me një çmim për aktorin më të mirë jo protagoniste. Më tej, skema është pak a shumë ajo e çmimeve “Golden Glob”. Janë të njëjtët filma që janë lakuar edhe në mbrëmjen britanike, ndërsa në fushën e interpretimit, kanë triumfuar më së shumti aktorët britanikë. Nga sa ndodhi mbrëmjen e së dielës, por edhe nga të tjera ceremoni çmimesh të ndara në këtë fillimit, po qartësohet së tepërmi top-lista e fituesve të çmimeve më të rëndësishme kinematografike, që janë ata “Oskar”. Nga ç’tregon jo vetëm numri i kategorive në të cilat është dominuar, por edhe nga trofetë e marra, të gjitha gjasat janë që edhe në ceremoninë e fillim marsit, shumica e trofeve t’i shkojë filmit të Kathryn Bigelow, “The Hurt Locker”, ndërsa ish-bashkëshorti do të kënaqet me trofetë për efektet speciale në filmin e tij me qeniet e çuditshme blu.

Fituesit

Filmi më i mirë:
“The Hurt Locker”
Filmi më i pëlqyer britanik: “Fish Tank”
Regjisori më i mirë: Kathryn Bigelow
Skenari më origjinal: Mark Boal,
“The Hurt Locker”
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj:
“A Prophet”
Filmi më i mirë i animuar: “Up”
Aktori më i mirë:
Colin Firth
Aktorja më e mirë: Carey Mulligan
Aktori më i mirë dytësor:
Christoph Waltz
Aktorja më e mirë dytësore: Mo’Nique
Muzika më e mirë: “Up”, Michael Giaçhino
Realizmi më i mirë kinematografik: “The Hurt Locker”
Montazhi më i mirë: “The Hurt Locker”
Dizajni më i mirë: “Avatar”
Kostumografia më e mirë: “The Young Victoria” - Jenny Shircore
Zëri më i mirë: “The Hurt Locker”
Efektet më të mira vizuale: “Avatar”
çmimi për aktorin
më të mirë të ri:
Kristen Stewart
çmimi i karrierës: Vanessa Redgrave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›