Katie Holms, e dëshpëruar nga martesa me Tom Cruise
Ajo që dukej si një përrallë e bukur dashurie, duket se është transformuar në makth për Katie Holms. Tabloidët britanikë dhe amerikanë vënë bast se lidhja mes të dyve ka mbetur tashmë në një pikë të vdekur. Aktorja e impenjuar dhe shqetësuar në maksimum për të qenë në nivelin e gruas perfekte ka rënë në një depresion të rëndë dhe tashmë është e gatshme të kërkojë divorcin për të shpëtuar jetën dhe për të dalë nga ky kurth palumturie.
Holms ndjehet shumë e tensionuar. Mbi të rëndojnë përgjegjësitë e shtëpisë dhe të familjes, për të cilat i shoqi ka shumë pretendime e kapriçio që duhen përmbushur me përpikëri.
Katie bëri gjithë ç’ishte e mundur për të qenë në nivelin e bashkëshortes ideale apo perfekte për burrin e saj, por mesa duket, trupi, truri dhe nervat e aktores nuk mund të durojnë më këtë rrotullim 360 gradë. Pas muajsh të tërë sakrificash e durimi, aktorja e re zuri papritur fundin, duke rënë në një gropë të zezë nga e cila nuk po del dot. Gjithë faji për këtë gjendje thuhet se është i lidhjes së saj me Tom Cruise. Shfaqjet e fundit të aktores në publik kanë bërë që miqtë e saj të shqetësohen:
Ajo është e zbehtë, e dobët në kulm dhe anoreksike, me sy të trishtuar e buzëqeshje të vrarë. Ata që janë të informuar mirë, insistojnë se zonja Cruise ka një fiksim për të qenë perfekte dhe tashmë po mban një dietë e cila është duke vënë në rrezik serioz shëndetin e saj. Disa të tjerë thonë se faji është edhe i të shoqit, i cili vë rregulla që nuk duhen shkelur në shtëpi dhe e lë aktoren vetëm në shtëpi me Surin e vogël. Ishte një përgjegjësi e madhe që Holms nuk e mbajti dot më dhe kaloi në depresion. Kohët e fundit ajo i ka minimizuar gati drejt zhdukjes daljet e saj në publik apo para fotografëve. Një ndër temat mbi të cilën çifti po debaton së fundi është organizimi i ditëlindjes së bijës së tyre. Aktori do që të bëjë për të bijën një festë spektakolare 500 mijë dollarëshe, por Katie nuk është dakord me idenë e tij sepse i duket tepër ekstravagante dhe joedukative.
Ajo nuk dëshiron që e bija të përkëdhelet duke u bërë një “gocë babi” në të ardhmen. Këto dhe kontradikta të tjera po bëjnë që të gjithë t’i kenë sytë nga çifti Holms-Cruise duke pritur divorcin.
14 Prill 2008