E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen të dyshuarit për komplot ndaj Obamës

Senatori do të qëllohej nga distanca 700 metra me pushkë presticioni. Një i arrestuar drejtoi autoritetet te tre të dyshuar të tjerë

Dita e parë e Kongresit të Demokratëve për emërimin zyrtar të kandidatit Barak Obama, ka shënuar një komplot të mundshëm të tre personave të cilët kanë detyruar autoritetet lokale dhe federale amerikane në Denver të Kolorados, ta hetojnë këtë ngjarje si një komplot të mundshëm ndaj kandidatit Demokrat për postin e presidentit të SHBA-ve, Obama. Hetuesit thanë se një përdorues i rregullt droge, u arrestua gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në periferi të Denverit të hënën. Sipas televizionit lokal “Cbs”, një nga tre të arrestuarit ka dëshmuar në polici se “do e kishin qëlluar Obamën nga një distancë 700 metra me pushkë presicioni. Një nga të arrestuarit është Tarin Gartrell, 28 vjec. Ai u arrestua para dy ditësh në gjendje të dehur ndërsa në makinën e tij ato gjetën dy një veshje antiplumb, dy pushkë me shënjestër, drogë. I arrestuari i drejtoi autoritet tek tre të dyshuar të tjerë të cilët u arrestuan në një zonë hotelesh në Denver, më vonë gjatë ditës. Televizioni ka bërë të ditur se një prej njerëzve ka bërë kërcënime ndaj Obamës. Ndërkohë bashkëshortja e Obamës ka kërkuar mbështetjen e delegatëve në Konventën e Denevërit. Delegatët në Konventën e Partisë Demokratike amerikane që po zhvillohet në Denver patën mundësi të dëgjonin dy fjalime pasionante që mbështesin Barak Obamën si kandidatin zyrtar të kësaj partie. Gruaja e Senatorit Obama, Mishel, u tha delegatëve se ajo dhe burri i saj ndanin vlerat amerikane dhe se do ti sillte Shteteve të Bashkuara ndryshimin që kishte nevojë vëndi. Ajo u shpreh se vëmendja e këtyre zgjedhjeve të reja do të përqëndrohet në të ardhmen dhe sigurinë e gjithë fëmijëve. Një fjalim emocionant mbajti me këtë rast edhe Senatori veteran, Eduard Kenedi, i cili vuan nga tumori në kokë. Në fjalën e tij ai theksoi se kishim të bënim me një sezon shprese. Është planifikuar, që Obama të pranojë kandidaturën e Partisë Demokratike, gjatë një fjalimi të enjten në mbrëmje, në Invesko Field, pallati i sportit i Ligës Kombëtare të Futbollit.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›