Bode në bashkëpunim me Fullanin miratuan kalimin e kapitaleve të Besës në duart e Soros

>Kush janë interesat financiare të Ministrit dhe Guvernatorit?
Skema e spekulacionit financiar të kalimit të kapitaleve nga Fondacioni jofitimprurës Besa në duart e Soros nuk mund të realizohej pa mbështetjen e Ministrit të Financave Ridvan Bode.
Siç rezulton në faqjen online të Fondacionit Soros (http://www.soros.al/4korrik2008_besa.htm), Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ka rënë dakort që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që fondacioni Besa ka me qeverinë shqiptare të kalojnë te Fondi Besa sh.a. Fondacioni Besa është institucion mikrokredie, në trajtën e një organizate jofitmprurëse, themeluar nga OSFA në vitin 1998, me fonde inicuese nga Xhorxh Soros dhe Qeveria Shqiptare, nëpërmjet një kredie të Bankës Botërore.
Pyetja që shtrohet këtu për Ministrin Ridvan Bode është e drejtpërdrejtë: mbi çbazë ligjore Ministria e Financave i ka kaluar detyrimet e Fondacionit të paliçensuar Besa drejt Biznesit Fondi Besa? Kjo njohje shtetërore e kalimit të detyrimeve të një fondacioni drejt një biznesi është një rast i papreçedent juridik dhe financiar në historinë e financave shqiptare dhe i ka shërbyer Soros për të ndërtuar një skemë të tërë manipulimesh dhe spekulacionesh financiare për të grabitur paratë e shqiptarëve.
Siç dihet, Fondacioni Besa që nga Qershori 2007 vazhdon të ushtrojë një veprimtari financiare kriminale duke operuar në tregun e mikrokreditit pa licensë dhe për pasojë pa asnjë mbikqyrje bankare duke u bërë subjekt për dyshime të përligjuara të evaziojnit fiskal dhe pastrimit të parave. Thelbi i lojës së kalimit të parave nga një fondacion jofitimprurës drejt një biznesi ka qenë fallsifikimi i dokumentave publikë në bazë të ligjit të OJFve ku termi krijim i përcaktuar nga Vendimi i Gjykatës së Faktit Tiranë është fallsifikuar arbitrarisht në dokumentat publik si transformim. Kjo lojë është mbështetur nga fillimi deri në fund nga një marëveshje e realizuar me Ministrinë e Financave të drejtuar nga Ministri Bode në Qershor-Korrik 2008. Ky dokument është krejtësisht i paligjshëm dhe nuk mbështetet dot në asnjë ligj sepse të gjitha marëveshjet e lidhura nga shteti shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare kanë pasur si partner Fondacionin Jofitimprurës Besa dhe kalimi i kapitaleve dhe detyrimeve nga Fondacioni drejt biznesit të Soros është krejtësisht i paligjshëm. Mashtrimi me dokumentat zyrtarë sikur Fondacioni është transformuar në Shoqëri Aksionere dhe nuk është thjesht krijim, është mbrojtur pikërisht nga marëveshja e Bodes me Soros.
E gjithë skema e tre Besave për të grabitur paratë e shqiptarëve është realizuar nën asistencën e Guvernatorit Fullani dhe lidhjet e tij të ngushta me Boden kanë sjellë këtë manipulim me dokumentat shtetërore dhe juridik. Lidhjet e ngushta dhe të dyshimta të Bodes me Fullanin janë ndërmjetësuar nga miku i ngushtë i Erion Veliajt, biznesmeni Zamir Mane. Interesat që luhen në këto raporte pa dyshim që janë financiare dhe fallsifikimi me dokumenta zyrtare tregon se sa e thellë ka qenë përfshirja e zyrtarëve shqiptarë në të gjitha rangjet dhe institucionet në favor të interesave të Soros.
Rrjeti Soros që shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare duke kapur vetë shtetin këto ditë është përfshirë në një panik të madh si pasojë e plasjes së skandalit financiar më të fundit të Soros në Shqipëri. Klani i Soros nëpërmjet Klanit shqiptar po ndërmjetëson në të gjitha hallkat e pushtetit për të fallsifikuar dokumentat zyrtarë dhe mbrojtur interesat e Soros, i cili posaçërisht ka dërguar ekspertë për të fshehur gjurmët e veprimtarisë së tij financiare kriminale në Shqipëri.
Janë me dhjetra njerëzit e medias, universiteteve private, televizioneve dhe gazetave, biznesmenë, avokatë, politikanë, zyrtarë të lartë dhe të ulët që po lëvizin prej 3 javësh për të bllokuar publikimin e skandalit Besa. Dy njerëzit kryesor të Soros që mbulojnë median Lani dhe Çili po lëvizin media më media për të bërë pazare për mos botimin e skandalit Besa. Vetë Bajrami i Besas ka hedhur në tregun e reklamave me miliona lekë për tI mbyllur gojën medias.
Ky skandal po shërben edhe për të zbuluar publikisht se sa i madh është rrjeti i njerëzve të Soros që kanë kapur shtetin, shoqërinë civile, median, institucionet ndërkombëtare dhe universitetet private pasi urdhëri nga Neë Yorku (OSI dhe SEDF) është të mbyllet ky skandal me çdo kusht. Por kjo aferë korrupsioni me qindra miliona dollarë nuk mund të mbyllet pasi provat që disponzon gazeta Sot janë të pakundërshtueshme dhe të pakthyeshme. Skandali me transferimin e parave të shqiptarëve nga fondacionet drejt biznesve të Soros, është vetëm maja e ajsbergut të rrjetit Soros i cili nëpërmjet Edi Ramës dhe Erion Velisë synon të mbyllë ciklin e kapjes 100% të shtetit për ta kthyer Shqipërinë një parajsë fiskale dhe pastrami parash të Soros njësoj si ishullin Curaçao të Antileve Hollandeze ku Soros në 1967 inicioi Perandorinë e tij mafioze në botë.
Tashmë Ministri Bode është i detyruar të japë shpjegime se mbi çbazë ligjore i kaloi paratë e shqiptarëve dhe të ndihmave të ndërkombëtarëve për Shqipërinë në duart e Soros? Kujt i shërben Bode dhe çfarë interesa e lidhin atë me Fullanin dhe Soros?