E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindblad:Shkarkimi i Biberaj,dëmton imazhin e Shqipërisë

Kërkesa e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli bërë Asamblesë Parlamentare të këshillit të Europës për të zëvendësuar Aleksandër Biberajn me Ilir Rusmajlin, ka sjellë reagimin e Këshillit të Europës. Kryetari i Komitetit Politik në Këshillin e Europës Goran Lindblad është shprehur se ngjarje të tilla si ajo me deputetin Aleksandër Biberaj dëmotojnë imashin e Shqipërisë. Duke komentuar vendimit e kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli për të ndryshuar kreun e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës Lindblad thekson se nëse veprimi është në kundërshtim me rregullat paralemtare atehere kryetarja e kuvendit ka bërë një gabim i cili vërteetë nuk është i pranueshëm. "Kam informcione nga Z Biberaj të cilin e besoj dhe e njoh prej shumë vjetësh. Ai më tha se gjithcka nuk është në përputhje me rregullat parlamentare dhe legjislacionin dhe se kryetarja e kuvendit vendos vete pa pasur një vendim të marrë nga parlamenti. Nëse kjo është e saktë për të cilën nuk kam arsye të dyshoj, atëhere parlamenti i Shqipërisë ose kryteraja e kuvendit ka bërë një gabim i cili vërtetë nuk është i pranueshëm dhe nuk është në përputhje me standartet e Këshillit të Europës."- thotë në intervistën e tij Lindblad.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›