Shkëlqim Muça jep dorëheqjen nga Tirana

Humbja poshtëruese 1-4 me në derbin me Partizanin prodhoi edhe viktimën e parë në shtëpinë bardheblu. Shkëlqim Muca, sekretari i KF Tirana, njëherësh edhe trajneri i dha titullin e 23-të kampionëve në fuqi, dha dorëheqjen e parevokueshme. Lajmi konfirmohet nga një burim shumë i afërt i "pokerit" të donatorëve, ndërkohë që zyrtarisht Muca do ta bëjë të ditur atë në orën 14:00 në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi.
ARSYET
Tirana, rekordmenia shqiptare, është duke kaluar një nga momentet më të vështira në 15 vitet e fundit. E shpërfytëruar në lojë, e c'organzuar në drejtim, e dështuar në merkato, pa shpresë për titull, me tre trajnerë të brenda 22 javëve. Një kosto financiare që ka një faturë 1 milion dollarë.
DEBATET
Marrëdhëniet e ndera të sekretarit Muca me katërshen e donatorëve nisën të bëhen publike menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Astrit Hafizi, pas barazimit me Elbasanin 2-2. I akuzuar për strategji të gabuar në merkato: largimin e katër lojtarëve titullarë që fituan titullin kampion (Allmuca, Abraham, Pisha, Sinani) dhe rekrutimin e lojtarëve që nuk arritën të përshtateshin me grupin, Muca nuk ka mundur t'i bëjë ballë presionit për dorëheqje të parevokueshme.
LARGIMET
Pas përjashtimit të Eldorado Merkocit, Oriand Abazaj, por dhe transferimeve jashtë të Isli Hidit, Nevil Dedes, Tirana humbi boshtin e saj, duke marrë parasysh edhe dëmtimin e gjatë të Devi Mukës. Sulmuesi Daniel Xhafaj zhgënjeu totalisht, ndërkohë që Indrt Fortuzi nuk mund të bëjë më shumë.
MERKATO
Edhe pse kreu dy faza përgatitore të kushtueshme në Maqedoni dhe në Turqi, dhe sidomos me rekrutimet e fundit: francezit Mohelebi, maqedoasit Sasho Gjoreksi, kosovarit Hyseni, shqiptaro-kroatit Kcira, Tirana nuk ka mundur të bindë asnjëherë këtë sezon.
MEMA
Trajneri aktual Mema ka deklaruar pas humbjes me Partizanin tha se ekipi nuk mund te mbahet peng i dy tre lojtareve dhe shume shpejt do te deklarohen emrat qe do te gjobiten dhe do te pezullohen nga skuadra.
TOPI
"Tirana është sëmurë me kancer", - tha gazetari i njohur sportiv Dritan Lundra në "Fokus Sport" (TV Koha). "Tirana është një ekip pa identitet" tha për "Alsat", presidenti Bamir Topi, ish-presidenti i Tiranes.