E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaukaz, kamikazja vret pesë policë

Pesë policë rusë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur teksa një sulmuese vetëvrasëse ka shpërthyer eksplozivët e saj në një post-bllok të Dagestanit në Kaukaz.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Karabudakhent, rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit Makaçkala.

Policia ka identifikuar sulmuesen si Amiat Ibrahimova, e cila mendohet të jetë e veja e një luftëtari kryengritës, që është vrarë nga forcat e sigurisë muajin e kaluar.

Rajoni i Kaukazit, që është pjesë e Federatës Ruse, është zonë e përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Sulmi i fundit i madh, që është kryer nga rebelët e Kaukazit Verior, ka pasur në shënjestër Aeroportin Domodedovo të Moskës në janar të 2011-ës, ku 37persona humbën jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›