Rusi, qeveria i jep ok tubimit masiv të opozitës

Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për tubimin e 50.000 personave, të planifikuar për këtë të shtunë, në shenjë kundërshtimi ndaj zgjedhjes së Vladimir Putin për mandatin e tretë presidencial.
Zëvendëskryetari i Moskës, Aleksander Gorbenko, tha se protesta do të mbahet në Sheshin Arbat.
Aktivistët e opozitës kanë organizuar tre protesta masive kundër kryeministrit në largim, Putin, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, të cilat u fituan nga partia e Putinit dhe zgjedhjeve të 4 marsit që rikthyen Putinin në presidencë.
Rreth 15.000 persona kanë tubuar në Moskë të hënën, pas publikimit të rezultateve zyrtare, të cilat shpallën Putin fitues me 64 për qind të votave.
Vladimir Putin ka shërbyer si president i Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.