Si permbysem politiken e tjetersimit te institucioneve kulturore

Duke vleresuar ate tradite te vyer qe u krijua per vite me radhe ne kinematografine shqiptare si edhe me qellim rritjen e rolit te institucioneve kulturore ne jeten shoqerore te vendit Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka treguar nje kujdes se vecante ne drejtim te konsolidimit te metejshem te ketyre institucioneve duke shtuar investimet ne drejtim te permiresimit te infrastruktures dhe persosjes se teknologjise si edhe duke mbrojtur dhe u perkujdesur per forcimin e kapaciteteve krijuese ne zhvillimet e sotme kulturore dhe artistike shqiptare.Gjate gjithe ketyre viteve duke vleresuar edhe shqetesimin mbareshoqeror dhe nevojen e tij per shtimin e numrit te kinemave ne vend synimi yne si qeveri ishte rihapja e kinemave dhe venia e tyre ne sherbim te publikut. Nese do ti kthehemi kujteses do te veme re se vite me pare Shqiperia vuante jo vetem mbylljen e kinemave dhe qendrave te tjera te artit por edhe tjetersimin e tyre.
Por sot ky realitet fale nje politike te orientuar kah progresi eshte permbysur. Dhe ja pikerisht sot ne nje prej institucioneve me te rendesishme te kultures ne vend ne kurorezojme nje prej objektivave baze te politikes sone. Investimi i MTKRS-se qe beri te mundur hapjen e kesaj kinemaje kap vleren e 18 milione lekeve dhe nje tjeter faze investimi do te vijoje me nje tjeter nderhyrje qe ka te beje me rehabilitimin e fasades se ketij institucioni dhe permiresimin e metejshem te teknologjise.Kjo kinema do te kete edhe nje specifike te vecante pasi pervecse do te hape dyert per publikun artdashes do tu vije ne ndihme brezave te rinj vecanerisht pedagogeve dhe studenteve te Akademise se Arteve dhe te gjithe atyre te rinjve qe deshirojne te jene kontribuues ne fushen e artit pasi do te ofroje nje arsenal te tere prodhimesh kinematografike duke i hapur udhe vijimesise se tradites pergatitjes profesionale dhe studimeve te metejshme ne kete gjini.