Kauza homoseksuale e “Zogbit” dhe zgjedhjet
Edmond Panariti
Kompania e sondazheve “Zogby International” ka shtrembëruar haptazi rezultatet për të hequr ndalesën ligjore për përfshirjen e homoseksualëve në shërbimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se në vitin 1993, senatori republikan Marty Meehan, dështoi në kalimin e një amendamenti ligjor, i cili synonte heqjen e ndalesës për përfshirjen e homoseksualëve në shërbimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, propozimi i tij i mbështetur edhe nga kongresmenia liberale Patricia Schroeder, ra poshtë me një shumicë dërmuese votash, përkatësisht 264 kundër dhe 169 pro.
Por senatori Meehan dhe mbështetësit e tij, nuk u dorëzuan dhe as nuk hoqën dorë nga kauza e tyre homoseksuale, sepse në vitin 2006, ata insistuan se ajo që ata patën kërkuar para 13 viteve, kësaj here mbështetej fuqishëm nga ushtarakët e forcave të armatosura të SHBA-së.
Këtë radhë, senatori mbante në xhep një sondazh të kryer nga “Zogby International”, të publikuar në dhjetor të vitit 2006, i cili mbështeste propozimin për heqjen e ndalesës për përfshirjen e homoseksualëve në ushtri.
Duke përdorur strategjinë klasike të pyetësorëve “bias”, Zogby hodhi në sondazh pyetjen në dukje të “padëmshme” – “A ndjeheni të bezdisur nga takimet me homoseksualët”.
Sa për sqarim të lexuesve, termi “bias” përfaqëson një faktor deformues të paperceptueshëm, i cili futet me qëllim ose jo në sondazh dhe që deformon rezultatin e tij përfundimtar.
Pikërisht këtë synonte edhe “Zogby” si mbrojtës i kauzës së homoseksualëve, kur formuloi pyetjen në fjalë.
Padyshim që një pyetjeje të tillë, plot 73% e të intervistuarve iu përgjigjën pozitivisht. Por për këdo që merret sadopak me analiza të korrelacioneve, është e qartë se lidhja e rezultateve të kësaj pyetjeje, me ligjin amerikan të mospërfshirjes së komunitetit gay në ushtri, ka po atë domethënie dhe rëndësi që do të kishte bie fjala pyetja drejtuar telespektatorëve tanë, se cilin nga emisionet zbavitëse të së dielës do të preferonin, atë të televizionit “Top-Channel”, apo atë të televizionit “Klan”.
Pyetja e duhur në fakt duhet të ishte: “Jeni apo nuk jeni dakord që homoseksualët të kryejnë shërbim ushtarak”?
Kur pyetja u formulua në këtë mënyrë, 26% e të intervistuarve u shprehën pro, 37% u shprehën kundër, 32% abstenuan, ndërsa 5% u shprehën “të pasigurt”.
Padyshim me vetëm 26% pro amendimit, komuniteti gay nuk kishte shanse për ta ndryshuar ligjin.
Në fakt, në sondazhin më të fundit të organizuar nga gazeta “Army Times” në vitin 2007, pyetja e drejtuar këtë herë ishte: “A mendoni se homoseksualët duhen lejuar që të kryejnë shërbim ushtarak?”
Rezultatet e pyetësorit tregonin se 30% e ushtarakëve në detyrë u shprehen “pro”, ndërsa shumica prej tyre 59% u shprehën “kundër”, ndërkohë që 11% e të intervistuarve nuk u shprehën.
Por çfarë tregon një vështrim më i kujdesshëm i sondazheve të “Zogbit”, nga shumë analistë.
Sondazhet “Zogby” nuk janë gjë tjetër veçse “orkestrime” mediatike, të cilat për sa i takon bashkësisë gay në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, synojnë të përmbysin dështimet sistematike të fushatave të aktivistëve homoseksualë, ndër vite.
Në fakt vetë kompania “Zogby” është shprehur se pyetësori u hartua në bashkëpunim me ish-Qendrën e Studimeve të Pakicave Seksuale. Kjo qendër është e njohur për promovimin e “studimeve” të falsifikuara, të cilat mund të hidhen poshtë lehtësisht.
Një tjetër mashtrim i hapur në sondazhin e kryer nga “Zogby” është pretendimi se 545 nga personat e intervistuar në sondazh, janë zgjedhur nga listat e personelit ushtarak të atyre që kanë shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë në Irak dhe në Afganistan. Por dihet se ushtria amerikane nuk lejon asnjë akses mbi listat e saj të personelit, sidomos pas akteve terroriste të 11 Shtatorit.
Mungesa e komponentit të përzgjedhjes rastësore e të intervistuarve, minon dukshëm besueshmërinë e anketimit “Zogby”.
Me sa duket, kompania “Zogby” pasi dështoi në imponimin e kauzës homoseksuale në ushtrinë amerikane, po kërkon ta bëjë atë në politikën shqiptare.