Banka Botërore: Rreth 50 % e energjisë nuk paguhet
Pavarësisht aksioneve të OSSH-së për ndërprerjet e energjisë elektrike ndaj abonentëve që se paguajnë përsëri, niveli i arkëtimeve mbetet i ulët. Një fakt i tillë është vënë në dukje edhe nga vetë përfaqësues të Bankës Botërore, gjatë nënshkrimit të kontratës së shitjes së OSSH-së. “Performanca e sektorit të energjisë në Shqipëri ka qenë problematike për shumë vjet. Vitin e kaluar, më pak se 50 për qind e energjisë së përcjellë nga sistemi i shpërndarjes është paguar. Humbjen në sistemin e shpërndarjes për një kohë të gjatë kanë qenë më të këqijat në Evropë. Performanca e shpërndarjes së energjisë ka prekur të gjithë sektorin, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë për familjarët, bizneset dhe strukturat shtetërore, si dhe në sfida fiskale për qeverinë, duke përdorur fonde që shteti mund t’i shpenzonte efektivisht në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale, për njerëzit që kanë nevojë” u shpreh Camilla Nuahman, përfaqësuese e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.