METE: Minatorët grevistë pengojnë mirëmbajtjen brenda në galeri
TIRANE- 15 ditë nga greva e urisë së minatorëve Reparti Inspektim- Shpëtim Miniera akuzon minatorët grevistë se po shkelin ligjin duke penguar specialistët për të mirëmbajtur minierën sa i përket shërbimit të ajrimit dhe të heqjes së ujërave.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, institucioni në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thekson se “nga niveli 5 deri në nivelin e 14-të të pusit, shërbimet në minierë (Takimi dhe Stakimi i ventilatorëve të ajrimit dhe pompave në minierë) nuk bëhen nga punëtorët e specializuar të ACR, por nga vetë grevistët, pasi ata nuk lejojnë hyrjen në minierë të specialistëve të kësaj fushe.” Sipas RISHM “Kjo përbën shkelje të Ligjit 8741 datë 15.02.2001 “për sigurinë në punë” në veprimtarinë minerare “Shkelje të nenit 3 dhe 4 dhe RRTSMK (Rregullore e Teknikës, Sigurimit në Miniera dhe Kariera) të paragrafit 36 dhe 241-253”, pasi punëtorët e shërbimit të ajrimit dhe të heqjes së ujërave punojnë pa ndërprerje të punës si në ditët e festave edhe në pushime.”
METE sqaron dhe cilat janë pasojat e ndërprerjes së punës nga minatorët grevistë të minierës. Dhe pasojat janë: 1- Shembja e nënkateve dhe të gjitha armatimeve që kanë qenë në proces pune.2- Mosndezja e ventilatorëve do të bëjnë të mundur grumbullimin e gazrave të dëmshëm dhe helmues në punimet minerare sidomos në punimet qorre, duke shkaktuar prishjen e atmosferës së ajrimit në minierë. 3 Mosvënia në funksion e pompave për largimin e ujërave nga miniera përbën bllokim total të minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e pajisjeve të makinerive të instaluara në minierë.
Reparti Inspektim- Shpëtim Miniera kërkon të theksojë se ndërprerja e punës çon drejt degradimit të minierës dhe kërkojnë ndërhyrjen e organeve përkatëse që të sigurohet kontrolli dhe monitorimi i pandërprerë i minierës nga specialistët e RISHM dhe kompanisë konçensionare ACR.
Gjithashtu RISHM sqaron se minatorët grevistë të ngujuar në nivelin 14, ndodhen në thellësinë 760 metër linear nga sipërfaqja e tokës dhe jo 1400 metra siç është raportuar në media.
(s.g/balkanWeb)