E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri për bazën socialiste: Kartolinat e Ramës janë me pullë të kuqe, të hapen vetëm pas orës 24

28-12-2011 / Gazeta 55

Të gjitha degëve të Partisë Socialiste në rrethe u është shpërndarë një faksimile nga kabineti i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të censuruar kartolinat e shpërndara prej tij, ku sipas urdhrit të fundit, ato s’duhet të hapen apo afishohen para orës 24:00, nga frika se mund të bien në duar të të miturve. Edhe pse bëhet fjalë për një kartolinë urimi për festat e fund vitit, ajo ‘copë letër’ e përthyer, nuk është një kartolinë e zakonshme, kjo për faktin se kryesocialisti uron dashamirësit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët, me një portret të pazakontë; ‘një femër nudo’, vepër artistike e Man Ray “Le violion d’Ingres”, e realizuar që në vitin 1924. Pasi imazhi nudo, thuajse ka mbërritur në disa prej qyteteve të vendit dhe është shpërndarë në formë “urimi” për familje të caktuara, reagimet e kryefamiljarëve kanë qenë të ashpra, ndërsa kanë vlerësuar si të pamoralshëm Edi Ramën, për urimin – fyes që u kishte servirur. Të ndjerë në kushte jo normale, nga një tjetër vepër turpi e konsumuar nga lidershipi socialist, selia qendrore e PS shpërndan udhëzimin për korrektimin e zarfit të urimit, duke e mbajtur të fshehtë nga sytë e fëmijëve dhe adoleshentëve. Edhe pse në pamje të parë duket si një veprim qesharak, mbi të gjitha foshnjarak, aq më tepër kur bëhet fjalë për një lidership partie politike, të partisë së dytë më të madhe në vend, vëmendja duhet të jetë maksimale dhe meriton një analizë të detajuar sepse nudizmi dhe lakuriqësia e Edi Ramës nuk është një rastësi, por një veprim i qëllimshëm për arsye të cilat i di vetëm mendja e krisur dhe gjendja psikike jo normale e tij. Konsumimi i “veprave të turpit”, nuk është një element i pandeshur në jetën plot komplekse të lidershipit socialist. Jo më larg se 4 vjet më parë, fotot e tij nudo, gollomesh në plazhet publike të Spanjës, morën dhen në mbarë Shqipërinë, madje duke u kthyer edhe në objekt batutash mes adoleshentësh, të cilët i dispononin fizikisht ato. Që këtu, Edvini s’mbajti përgjegjësi edhe pse është mbartës i konsumimit të një vepre turpi dhe eksportues i një standardi të ulët për të rinjtë, kryesisht të mitur dhe adoleshentë. Duke injoruar këtë risk social, Edi Rama përforcoi karakterin e tij prej anti-familjari si dhe provoi edhe njëherë se ai vazhdon të mos njohë faktin e të qenurit ‘prind’...pasi në të vërtetë historia të tillë resto i ka sprovuar, “të mos njohë dhe mos pranojë atësinë e fëmijës së tij”. Si i tillë, ai s’ndjeu peshë ‘turpi’ dhe as denjoi të kërkonte ndjesë publike, çka në rastin më të mirë do ishte nderuar me dorëzimin e mandatit të kryebashkiakut dhe atë të kryesocialistit, kur materialet nudo ranë në dorë të djalit të tij, atëherë adoleshent, ranë në dorë të fëmijëve të të afërmve, familjarëve, miqve apo edhe shokëve. Ramës s’iu drodh qerpiku nga precedenti i daljes lakuriq në sytë e shqiptarëve, pavarësisht presioneve nga veriu në jug dhe me akuza nga më të ndryshmet se prezenca e tij nudo ose jo, po shndërrohej në një shembull negativ për të miturit dhe adoleshentët. Dhe si të mos mjaftojnë fotot e turpshme të 2007-ës, Edvini shkon përsëri “lakuriq” në shtëpinë e shqiptarëve, duke tentuar të përdhosë dinjitetin dhe moralin fisnik të qindra e mijëra familjeve socialiste. Mesazhi i PS-së është i thjeshtë dhe shumë i qartë; “mbajeni kartolinën me femrën nudo, larg të miturve”. Më thjeshtë s’ka ku shkon, Edi Rama është shembulli më i keq i kulturës së familjaritet apo edukimit fëminor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›