AI Rritet numri i ekzekutimeve
Ne raportin e saj vjetor, organizata thote se Iraku, Irani dhe Arabia Saudite janë vendet ku janë evidentuar më së shumti ekzekutimet. Por raporti nuk lë pa përmendur dhe Kinën, e cila ekzekuton njerëz më shumë se e gjithë pjesa tjetër e botës.
Megjithë rritjen në numër, organizata thotë se në përgjithësi tani vendet e praktikojnë më pak dënimin me vdekje.
Në raport thuhet se numri i vendeve që përdorin dënimin kapital, ka rënë krahasuar me një dekadë më parë.
“Vetëm 20 vende dihet se kanë kryer ekzekutime, që do të thotë se 178 vende të tjera nuk kryejnë” thuhet në raport.
Sipas raportit, të paktën 676 njerëz janë ekzekutuar në 20 vende në 2011, më shumë se në 2010, ku u ekzekutuan 527 njerëz.
Amnesty International nuk ka pulikuar të dhëna për Kinën, pasi shifrat konsiderohen një sekret shtetëror. Ai beson se shifrat atje mund të arrijnë mbi 1 mijë.
Po ashtu numri i ekzekutimeve në Lindjen e Mesme është rritur në 50% që në shifra përkthehet në 558.
Në Iran, 360 njerëz janë dënuar me vdekje, shume prej tyre pasi kanë thyer ligjin e antidrogës.
Ne Arabinë Saudite, numërohen të paktën 82 ekzekutime më shume se vitin e kaluar ku janë vetëm 27, ndërsa në Irak janë ekzekutuar 68 persona.
Ndërkohë trazirat në Libi, Siri dhe Jemen e kanë bërë të vështirë marrjen e një informacioni të saktë për dënimin me vdekje.
SHBA renditet e 5 në botë për dënimin me vdekje, me 43 persona të ekzekutuar vitin e kaluar më pak se në 2010, ku u ekzekutaun 46 persona.