Ullfart Perpjekje ne plotesim te reformave. Topalli I vlefshem kontributi ne zgjedhje
Kuvendi i Shqiëprisë organizoi sot një aktivitet në përvjetorin e 15 të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi bashkëpunimin mes OSBE-së dhe institucioneve të vendit.
“Ka pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm, jemi të gatshëm ta vazhdojnë këtë bashkëpunim. Gjithashtu vlerësojmë edhe bashkëpunimin me ODIHR, sidomos për vëmendjen në procesin zgjedhor. Jemi të interesuar ta vazhdojmë këtë bashkëpunim për zgjedhjet”, vuri në dukje, Topalli.
Njëkohësisht, Kryeparlamentarja veçoi si të rëndësishëm asistencën e OSBE-së në perfeksionimin e administratës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohë që në këtë takim Topalli kërkoi angazhimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për të votuar ligjet që i hapin rrugë plotësimt të reformave të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Në kuadër të 100 vjetorit të bëjmë të mundur përmbushjen e reformave për integrimin në BE. Të votojmë së bashku shumë ligje që kërkojnë 3/5, shumë ligje për përmbushjen e reformave integruese”, vlerësoi Topalli.
Në këtë aktivitet, ishte i parnishëm dhe vetë kreu i kësaj prezence, ambasadori, Eugen Uollfart, i cili risolli në kujtesë pikërisht mbështetjen e OSBE-së për Shqipërinë në rrugën e reformave gjithëpërfshirëse, duke ndihmuar në konsolidimin e institucioneve.
“Gjatë 15 viteve të fundit, është bërë përparim i ndjeshëm. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të qeverisë aktuale dhe atyre të mëparshme, sot shohim një Shqipëri më të fortë, më të gjallë e më të mirë”, nënvizoi Uollfart.
Por, në këtë rrugë të gjatë të reformave, Ullfart veçoi pikërisht rezultatin e tyre me liberalizimin e viziave mes vendit tonë dhe Shqipërisë.
“Gëzimi më i madh që ndaj me qytetarët shqiptarë është liberalizimi i vizave. Me krenari mund të them se Prezenca e OSBE-së ka kontribuar në përparimin që ka bërë ky vend. Jam veçanërisht krenar që Prezenca ka kontribuar në procesin e reformave që kulmoi me liberalizimin e vizave Shengen. Në vitin 2012, ndërsa Shqipëria feston 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, unë u bashkohem të gjithë atyre që duan të shohin të bëhen përpjekje më të mëdha në axhendën e reformave”, deklaroi Ullfart, gjatë fjalës së tij përshëndetëse.