Ish-keneta e fundosur ne plehra Bashkia Durres asnje hap per pastrimin
Keqmenaxhimi i mbejtjeve urbane, infrastruktura, kanalizimet si dhe mungesa e hapësirave të gjelbëra, është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës se ish-kënetës. Rruga që vetëm emrin ka “Gjelbërimi”, mbetet një prej shumë rrugëve të pagjelbëruara e të mbushura me mbetje urbane.
Ndonëse qytetarët e kësaj zonë paguajnë taksën e pastrim-gjelbërimit siç do qytetar tjetër në bashkinë e Durrësit, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pastrimin e zonës apo edhe për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.
Teksa pranojnë se pastrimi i zonës së ish-kënetës nuk kryhet siç duhet, drejtues të ndërmarrjës se Shërbimit Komunal të Durrësit e justifikojnë këtë gjendje më mungesën e fondeve dhe mospërfshirjes në buxhetin e bashkisë pastrimin dhe gjelbërimin e zonën e ish-kënetës.
Lidhur me këtë situatë drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Durrës, Ramazan Kalia, e quan si të pavënd, pretentimin e Bashkisë së Qytetit, që kjo zonë nuk është pjesë e vijës që bashkia menaxhon për pastrimin e mbetjeve.
Kalia sqaron se mbetet detyrim i bashkisë për të ndërhyrë në pastrimin e zonës, ndaj nga ana e tyre i është kërkuar të nisë puna në terren dhe nëse mbetjet nuk largohen brenda 24 orëve do të ketë penalizim me gjobë kundrejt institucionit të bashkisë.