E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, gjenden dy motrat e humbura

Dy vajzat e larguara nga banesa pak ditë më parë janë gjetur nga policia dhe janë kthyer në banesë. Ato janë gjetur në orët e mbrëmjes me disa miq të tyre dhe kanë deklaruar se ishin larguar me dëshirë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në një fshat të Kavajës. Policia detajoi se në vijim të informacionit që bën fjalë për largimin nga banesa të Rajmonda e Xhulieta Balliut, në orën 19.30 të dy netëve më parë, ato u gjetën te lokal "Zio" në qytetin e Kavajës, të cilat deklaruan se janë larguar me dëshirën e tyre dhe iu dorëzuan familjarëve. Gjithashtu, ato kanë shpjeguar për uniformat blu edhe motivin e largimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›