Delijorgji dhe Pinari: Mos na gjykoni me Mediun
"Beteja" midis prokurorisë dhe të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit po afron. Në datën 4 maj, në Gjykatën e Lartë është parashikuar që të zhvillohet procesi i parë gjyqësor ndaj 30 të pandehurve, të akuzuar si shkaktarët kryesorë për shpërthimin e fuqishëm të 15 marsit në vitin 2008, shpërthim i cili u kushtoi jetën 26 personave dhe 300 të tjerë u plagosën. Të akuzuar kryesorë, sipas organit të procedimit penal, janë Mihal Delijorgji, pronar i firmës "Albademil" dhe Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë shtetërore të shitblerjeve të armëve. Sipas avokatëve mbrojtjes, dy të pandehurit do të kërkojnë në seancën e parë gjyqësore veçimin e çështjes, pasi klientët e tyre nuk gëzojnë asnjë imunitet apo privilegj, i cili mund të sillte gjykimin e tyre në Gjykatën Supreme në Shqipëri. Sipas informacioneve të gazetës, mbrojtja ka përgatitur edhe arsyet e kësaj kërkese, e cila lidhet me mospasjen e asnjë gjykate ku të ankohen të pandehurit, megjithëse janë qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë dhe nuk gëzojnë asnjë atributet të veçantë. Duket se kjo kërkesë mund të kundërshtohet nga organi i prokurorisë, me pretendimin se vepra penale e kryer nga Pinari dhe Delijorgji është në bashkëpunim me veprën penale të konsumuar nga deputeti Fatmir Mediu, i cili gjykohet në Gjykatën e Lartë. Argumentet e mbrojtjes do të vazhdojnë se midis të pandehurve nuk ka asnjë bashkëpunim dhe veprimet janë kryer në bazë të hierarkisë së ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe ngjarja tragjike e 15 marsit ishte veçse një aksident i pafat për 26 viktima.
Palët në proces
Procesi gjyqësor që do të fillojë javën e ardhshme në Gjykatën e Lartë do të jetë ndoshta më i madhi që ka gjykuar ky institucion i drejtësisë në historinë e vet. Në bankën e të akuzuarve do të ulen plot 30 të pandehur, të cilët mund të shumëfishohen nëse hetuesit e çështjes kërkojnë të marrin të pandehur të tjerë persona, gjatë parashtrimit të fakteve në seancat gjyqësore. Si rrjedhojë e kësaj, avokatët mbrojtës "do të luajnë" me procedurat dhe afatet e gjykimit, pasi, nëse një avokat apo i pandehur mungon në një seancë, atëherë procesi gjyqësor shtyhet deri në një datë tjetër. Ligji e ka të përcaktuar se seanca gjyqësore nuk mund të shtyhet më shumë se 15 ditë në çështjet e themelit dhe parashikohet se çdo javë do të ketë të paktën një seancë. Gjithashtu, zyrtarët e Gjykatës së Lartë po përgatiten për sallën e gjyqit, duke parë edhe të pandehurit e shumtë dhe avokatët e tyre, duke iu shtuar këtyre familjarët e të pandehurve, mediat e shumta dhe përfaqësues të diplomacive të huaja që do të ndjekin nga afër seancat. Duket se ky mund të jetë një problem i vogël në mbarëvajtjen e gjykimit, pasi palët në proces (prokurorët dhe avokatët) do të kundërshtojnë provat e njëri-tjetrit. Pritet që avokatët, krahas kërkesës së ndarjes së procesit gjyqësor veçmas nga njerëzit me imunitet, do të kundërshtojnë aktet e ekspertimit të kryera nga prokuroria. Sipas avokatëve, organi i prokurorisë nuk i ka servirur aktet e ekspertimit të ndodhura në vendngjarje si dhe shumë prova të tjera që, sipas tyre, përbëjnë një shkelje dhe pritet që t‘i kërkojnë kolegjit penal që këto prova mos të merren parasysh.
Kërkesa
Dy të pandehurit do të kërkojnë në seancën e parë gjyqësore veçimin e çështjes, pasi klientët e tyre nuk gëzojnë asnjë imunitet apo privilegj, i cili mund të sillte gjykimin e tyre në Gjykatën Supreme në Shqipëri
Prokuroria
Kjo kërkesë mund të kundërshtohet nga organi i prokurorisë, me pretendimin se vepra penale e kryer nga Pinari dhe Delijorgji është në bashkëpunim me veprën penale të konsumuar nga deputeti Fatmir Mediu
Provat
Avokatët do të kundërshtojnë aktet e ekspertimit të kryera nga prokuroria. Sipas tyre, organi i prokurorisë nuk i ka servirur aktet e ekspertimit të ndodhura në vendngjarje, si dhe shumë prova të tjera