Qëllon 36-vjeçarin, shpallet në kërkim
Policia e kryeqytetit ka identifikuar një adoleshent, i cili ka qëlluar për të vrarë një 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në rrugën "Shaban Bardhoshi", pas një konflikti që dy protagonistët kanë pasur ndërmjet tyre. Sipas grupit hetimor, rreth orës 16:30 janë njoftuar se Armand Korteshi, 17 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, pistoletë, Eduart O. Fatmirësisht, i dëmtuari ka shpëtuar nga plumbat drejt tij, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Policia shpjegoi se ka nisur puna për kapjen e autorit dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.