Tenton të vjedhë mjetin e ambasadës
Një makinë e ambasadës amerikane është tentuar të vidhet dy net më parë, ndërsa policia ka mundur të kapë autorin. Astrit Koçeku, 28 vjeç, është arrestuar për këtë tentativë dhe dyshohet edhe për dy të tjera. Sipas policisë kryeqytetase, tentativa e vjedhjes së mjetit është bërë mesnatën e kaluar në sheshin "Nënë Tereza". Koçeku ka tentuar të vjedhë mjetin "Ford", me targë CD 23285, që rezulton të jetë në pronësi të ambasadës amerikane. Gjithashtu, policia tha se ai ka tentuar të vjedhë edhe mjetet "Mercedes Benz", me targë LA 8368 dhe TR 3131 R, pronë e Preng Ndrecës dhe Sotir Ristanit.