E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në lokal, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Një person është plagosur rëndë si pasojë e një sherri të ndodhur në qytetin e Maliqit. Sipas policisë, gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes të rinjsh. Autori i plagosjes është arrestuar nga policia. Arlin Shehu nga Maliqi, si dhe Renato Gongo, banor i fshatit Sovjan në rrethin e Korçës, ishin të dy në lokal. Në gjendje të dehur ata kanë filluar të shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin. Më pas midis tyre ka filluar nervozizmi dhe situata është përshkallëzuar edhe më shumë. Fjalët dhe fyerjet i kanë lënë vendin përleshjes fizike midis dy 25-vjeçarëve. Për pasojë, Shehu ka nxjerrë thikën që e mbante me vete dhe me të ka qëlluar Gongon, i cili për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup nga thika e bashkëmoshatarit të tij. Policia ka arrestuar autorin e krimit, i cili akuzohet për “plagosjes të rëndë me dashje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›