Vidhte tasat e makinave, kapet "mat" adoleshenti
Durres- Vidhte tasat e makinave, qe i shiste me cmim te lire ne tregun e zi, kapet ne flagrance adoleshenti i dyshuar. Burime zyrtare te policise se Durresit njoftuan dje se arrestuan 18-vjecarin me inicialet M. K., banues ne lagjen nr. 18, pasi ne oret e para te mengjesit eshte konstatuar nga sherbimet e Patrulles se Pergjithshme me 2 tasa makine te vjedhura ne nje automjet te parkuar ne lagjen nr. 5 te Durresit. Fillimisht adoleshenti eshte mbrojtur duke thene se i perkisnin makines se tij, por nga verifikimi i kryer dhe sqarimi me pronarin e mjetit, rezultoi se tasat ishin marre nga gomat prej te dyshuarit, ndaj te cilit eshte ngritur edhe akuza e "vjedhjes", per te cilen po heton prokuroria.