E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, polici tenton të përdhunojë vajzën

 TIRANE - Polici roje i Komisariatit të Kavajës është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pas denoncimit nga një e mitur, të cilën ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja për të cilën akuzohet 42-vjeçari çaush Saliasi, ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës dhe ka përfunduar në orën 16:00, me kallëzimin që vajza në polici. Burime nga policia e Kavajës thanë se oficeri roje Saliasi, e ka marrë me makinë vajzën 16-vjeçare me iniciale S.K., nga fshati Kryevidh i Kavajës ku ajo banonte dhe e ka dërguar në një motel në Rrogozhinë. Deri aty vajza ka shkuar me dëshirë, madje ka rënë dakord që ta priste e mbyllur në dhomën e motelit, derisa ai të kthehej nga Tirana, ku do të merrte pjesë në analizën vjetore të policisë. Më pas çaush Saliasi është kthyer në motelin ku kishte lënë të miturën dhe në atë moment ka nisur ngacmimet seksuale jashtë dëshirës së saj. Vajza kërkojë ndihmë dhe të bërtasë, duke e detyruar policin që të mos ushtrojë më dhunë ndaj saj. Pasi është qetësuar situata S.K. i ka kërkuar Saliasit që ta dërgonte në fshatin ku e kishte marrë në mëngjes, por ai nuk ka pranuar. Në këtë mënyrë, duke qenë se ndodhej vetëm në një vend të panjohur, vajza ka telefonuar në polici, duke shpjeguar se çfarë i kishte ndodhur. Sipas kallëzimit të vajzës, 42-vjeçarin e kishte njohur nëpërmjet telefonit, 3 ditë para ngjarjes. Sipas saj saliasi i kërkonte që ta merrte në telefon në numrin 126 të policisë rrugore, në mënyrë që të flisnin falas, pasi gjatë natës ai punonte në pikën e makinave të bllokuara nga policia rrugore në Kavajë. Vajza ka pranuar që deri në motel ka shkuar me dëshirën e saj, por më pas ai ka tentuar ta përdhunojë.                                                                                   e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›