Pazaret e vjedhjeve, plumba 20-vjeçarit
Bulqizë
Një sherr mes dy të rinjve për pak i ka marrën jetën një 20-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Shupenzë në rrethin e Bulqizës, kur dy të rinjtë kanë qenë duke pirë brenda një lokali. Burime nga Drejtoria e Policisë Dibër bëjnë me dije për “Shqip” se Arsen Troci, 24 vjeç, dhe Basri Gega, 20 vjeç, teksa kanë qenë duke pirë në një lokal në qendër të Shupenzës kanë nisur një sherr mes tyre. Në një moment gjaknxehtësie 24-vjeçari Arsen Troci ka gjuajtur 4 herë mbi bashkëfshatarin e tij Basri Gega. Fatmirësisht asnjëri prej katër plumbave nuk ka përfunduar në trupin e 20-vjeçarit, ndërsa autori është vënë në pranga pas pak minutash.
#