E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden në lokal, plumba një 26-vjeçari

Durrës

Sherri në lokal nën efektin e alkoolit përfundon me krisma arme, një të plagosur e një të arrestuar. Dritan Toça, 28 vjeç, është arrestuar nga blutë e Durrësit pas identifikimit të tij si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 26-vjeçari nga Durrësi. Ngjarja ndodhi në një lokal të plazhit në orën 03.00 të ditës së djeshme, ku pas një sherri mes dy të rinjve për motive të dobëta mbeti i plagosur në të dyja këmbët 26-vjeçari E. H., banor i lagjes 16 të qytetit. Pas të shtënave autori është larguar nga lokali bashkë me armën e krimit. Policia mundi të identifikojë të dyshuarin kryesor dhe ta kapë atë brenda pak orësh, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›