E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, vret veten 41-vjeçarja pas sherrit me burrin e vjehrrën



Një 41-vjeçare është vetëvrarë me pistoletë, pas një sherri të bërë me bashkëshortin e saj dhe vjehrrën. Sipas burimeve nga policia, viktima është Ermalinda Lika, banuese në Kavajë. Ngjarja ndodhi në mesditën e djeshme në banesën e viktimës. 41-vjeçarja u gjet në dhomë me një plagë plumbi në trup në gjendje të rëndë. Me gjithë ndihmën e dhënë nga familjarët, ajo nuk arriti të mbijetonte. Në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila ngriti një grup pune për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë model. 59, tip “Makarov”, me nr. BO 1516, me 6 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku. Hetuesit morën edhe deklarimet nga familjarët e viktimës. Sipas burimeve nga policia, viktima ka qenë në gjendje të rënduar depresive kur ka kryer vetëvrasjen. Pak më parë ajo kishte pasur një përplasje me vjehrrën dhe bashkëshortin dhe ishte pikërisht ky konflikt që e shtyu atë të ndërmerrte këtë veprim. Sipas policisë, arma e përdorur nga viktima ishte e bashkëshortit të saj, i cili me detyrë ishte oficer në repartin e Komandës së Forcave të Bashkuara. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja

Rreth paradites së djeshme, në banesën e çiftit Lika në Kavajë ka nisur një debat midis 41-vjeçares Ermalinda dhe bashkëshortit të saj. Çifti kishte nisur të konfliktohej, pas debateve të mëparshme të nuses me vjehrrën. Sherri midis tyre u acarua së tepërmi. Pas kësaj, 41-vjeçarja është larguar dhe është mbyllur në dhomë, në banesën e saj në lagjen numër 6 të qytetit. Pas pak minutash është dëgjuar një krismë nga dhoma ku ajo qëndronte. Familjarët e tjerë të shqetësuar kanë shkuar me shpejtësi për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ata janë shtangur kur kanë parë 41-vjeçaren të mbuluar nga gjaku të shtrirë në tokë. Ata janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, duke e dërguar në spitalin e qytetit. Por si pasojë e dëmtimit të rëndë, të shkaktuar nga goditja me pistoletë, 41-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›