E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, kerkojne mbeshtetje nga pushteti vendor

Rektoret e universiteteve me te medha ne Tirane, kane zhvilluar nje takim me zv/ministrin e Brendshem, Ferdinand Poni ne kuader te "Javes Evropiane te Demokracise Vendore". Ka qene pikerisht rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule dhe ai i politeknikut, Jorgaq Kacani qe kane diskutuar mbi bashkepunimin mes qeverise vendore dhe universiteteve. Ne kete takim u diskutua mbi dhenien e leksioneve dhe organizimin e keshillave duke i dhene rendesi, peshes qe kane universitetet ne mendesine shoqerore."Java Evropiane e Demokracise Vendore", eshte nje aktivitet qe organizohet per te tretin vit radhazi, me rekomandim te Kongresit te Autoriteteve Vendore prane Keshillit te Evropes. Ne kete aktivitet ne Shqiperi do te zhvillohen veprimtari te shumta qe lidhen me parimet, konsolidimin e procesit te decentralizimit, pjesemarrjen e publikut ne vendimmarrje, si dhe bashkepunimin mes qeverise vendore dhe asaj qendrore per nje qeverisje te hapur ne sherbim te qytetareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›