E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,dy të arrestuar për trafik klandestinësh

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e
Krenar Hamatajt dhe Emarildo Muhos pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi. Sipas policisë mësohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri - tjetrin, duke shfrytëzuar kufirin jeshil pranë Tre - Urave - Përmet , kanë ndihmuar për të kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek tre shtetas kundrejt përfitimit 1 mijë euro për person.
Të tre klandestinët së bashku me të arrestuarit janë kapur nga policia greke dhe janë kthyer si deportivë dhe më pas janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku dy organizatorët janë arrestuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›