Urimi për vitin e ri shkollor
"Gëzuar vitin e ri shkollor, suksese e rezultate më të larta në mësime. Urimet më të përzemërta për 50 mijë vogëlushet e vogëlushët për të cilët kjo ditë do të gdhendet për jetë në kujtesën e tyre si dita e parë e shkollës. Rrugë të mbarë në fushën e bukur të diturisë!", janë fjalët me të cilët nis fjalimi i urimit për vitin e ri shkollor nga ministri i Arsimit, Fatos Beja. Kreu i arsimit ka uruar nxënësit, mësuesit, gjimnazistët e në mënyrë të veçantë nxënësit e klasave të para.
"Të nderuar mësues, punë të mbarë e suksese në vitin e ri arsimor. Ju keni fatin të punoni që shkolla shqiptare të ecë me hapin e vendeve më të përparuara. Arsimi është pararoja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ju uroj të gjithëve, mësues e nxënës,
Të dilni faqebardhë në këtë vit të ri shkollor, të keni ritmet që ju bëjnë juve dhe të gjithë neve, krenarë për arsimin shqiptar sot. Uroj për nesër një ditë të gëzuar për të gjitha familjet shqiptare", përfundon fjalimi i ministrit.