Inagurohen mjediset e reja te Ministrisë së Drejtësisë
11/05/2005 Dje në Ditën e Drejtësisë, nën prezencën e Kryeministrit Fatos Nano, me pjesmarrjen e drejtuesve më të lartë të Institucioneve Kushtetuese në vend, me pjesmarrjen e trupit diplomatik, aktorëve të Shoqërisë Civile, anëtarëve të KRL, gjykatësve, njerëzve të medias etj, u bë inagurimi i ambjenteve të reja të punës së Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj, theksoi në fjalën e tij se këto ambjente pune, nuk do të ishin bërë realitet nëse nuk do të ishte mbështetja e duhur nga qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj. Ministri i Drejtësisë tha gjithashtu se investimet më të mëdha në të ardhmen, do të fokusohen në dhënien e një shërbimi më të mirë për qytetarët. Rikonstruksioni i godinës së Ministrisë së Drejtësisë ka filluar në vitin 2000 dhe përfundoi në vitin 2003, me nje investim te kryer plotësisht me fondet e buxhetit te shtetit.