Fermerët e varfër, naftë falas

11/05/2005 Nga qershori, fermerët do ta blejnë naftën pa akcizë
Som “KASH angazhohet të fillojë një projekt pilot për krijimin e njësive të mekanizuara në komuna për punimin e tokës dhe shërbimet e tjera për tokën falas për familjet fermere në nevojë, pa asnjë mundësi për punimin e mbjelljen e tokës dhe familjeve të ngujuara, si rezultat i fenomenit të gjakmarrjes”
Pas suksesit të heqjes së akcizës së naftës, KASH është angazhuar në një tjetër projekt pilot dhe konkretisht në dhënien falas të naftës për fermerët e varfër. Kategoria më vulnerabël e fermerëve që kanë nivel të ulët ekonomik dhe nuk përballojnë dot faturën financiare të pagimit të naftës për shërbimet mekanike të tokës, do ta përfitojnë naftën falas. Jo vetëm kaq, por dhe familjet e ngujuara prej gjakmarrjes dhe që nuk kanë mundësi të angazhohen në procesin e punimit të tokës dhe të paguajnë kostot e saj, do të përfitojnë nga ky projekt. “KASH angazhohet të fillojë një projekt pilot për krijimin e njësive të mekanizuara në komuna për punimin e tokës dhe shërbimet e tjera për tokën falas për familjet fermere në nevojë, pa asnjë mundësi për punimin dhe mbjelljen e tokës, dhe familjeve të ngujuara si rezultat i fenomenit të gjakmarrjes”, ka bërë të ditur Agim Rrapajkreu i KASH-it, gjatë një konference për shtyp. Ndërkaq, duke filluar nga qershori, në të gjithë vendin fermerët do ta marrin naftën pa akcizë. Ka filluar procesi i regjistrimit të fermerëve sipas komunave dhe të gjithë fermerët do të deklarojnë tokën që punojnë, për të përfituar tollonin e naftës pa akcizë. Por, ndërkaq, duket se ndryshe nga vendet e tjera të Botës, në Shqipëri nafta që do t’u shpërndahet fermerëve pa akcizë nuk do të ngjyroset. Procesi kërkon të paktën 100 mijë dollarë nga ana e shtetit, që me sa duket nuk është i gatshëm të paguaj për këtë qëllim. Por duket se rreth 24 mijë tonë naftë pa akcizë, do të vihen në dispozicion të fermerëve nga ARMO. Qeveria i ka thënë Ok-ej projektit pilot për skemën e furnizimit me karburant pa akcizë për mekanikën bujqësore në të gjithë vendin, pas suksesit që pati në tri zona. Zbatimi i projektit pilot për heqjen e akcizës së karburantit, në kuadër të projektit 2KR, rezultoi një model i suksesshëm dhe duket se projekti mori lejen të shtrihet në tri zona të vendit. Projekti i miratuar parashikon që të gjithë fermerët që kryejnë punime të mekanizuara në bujqësi, sera me ngrohje dhe subjektet që kanë kaldaja në linjat e përpunimit të qumështit, të furnizohen me karburant dhe lubrifikante pa akcizë.
Përfitimi i drejtpërdrejtë i fermerëve për 6-mujorin e dytë të vitit 2005, pritet të jetë 7 milionë dollarë, ose 60 USD për çdo familje dhe 100 USD nga shtimi i sipërfaqes së punueshme, gjithsej 160 USD për familje.
24 mijë tonë naftë
pa akcizë për fermerët
15 – 18 për qind
rritja e sipërfaqes së punuar
30 për qind
rritja e shkallës së mekanizimit
120 milionë dollarë
rritja e prodhimit bujqësor