Kaziragi: Baloteli duhet të bëjë më të mirën
Romë - Trajneri i shpresave të Italisë, Perluixhi Kaziragi, është shprehur se nuk ka aspak ndëmend të ndërhyjë në marrëdhëniet midis Murinjos dhe lojtarit të tij, Mario Baloteli. Deklarata e Kaziragit vjen në prag të ndeshjes miqësore të Italisë U-21 me Zvicrën nesër në Trieste. Baloteli është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses shpresa të Italisë.
“Është një çështje brenda Interit që i takon të zgjidhet mes klubit dhe trajnerit, -deklaron trajneri i Italisë U-21, Kaziragi. Baloteli nuk më ka kërkuar ndihmë, as mua e as ndonjë tjetri. Mua më duhet të ndërtoj skuadrën time, dhe ai është pjesë e rëndësishme e grupit të saj. Deri tani Baloteli ka dhënë më të mirën, pasi është edhe një futbollist me një potencial të jashtëzakonshëm”.