E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Këpuca e Artë”, Eto ndodhet pas Mark Jankos

Samuel Eto ndodhet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të Europës. Sulmuesi i Barcelonës deri tani ka shënuar 21 gola me skuadrën e tij. Vendi i parë mbahet nga sulmuesi i Salsburgut në kampionatin austriak, Mark Janko. Janko ka shënuar 30 gola duke grumbulluar 45 pikë, 3 më shumë se Eto.

Kampionati austriak e ka koefiçentin e golave 1.5, ndërsa ai spanjoll e ka 2. Në vendin e tretë ndodhet sulmuesi i Hofenheimit, Ibseviç, me 36 pikë, por, për pjesën e mbetur të sezonit ai nuk do të luajë më për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Më poshtë do të paraqesim renditjen me 8 golashënuesit e deritanishëm më të mirë të Europës.

1. Marc Janko (Salsburg) 30 gola - 45 pikë
2. Samuel Eto'o (Barcelona) 21 - 42
3. Vedad Ibisevic (Hofenheim) 18 - 36
4. David Villa (Valencia) 17 - 34
5. Lionel Messi (Barcelona) 16 - 32
6. Marco Di Vaio (Bologna) 15 - 30, Vagner Love (CSKA Mosca) dhe Kris Boyd (Glasgow Rangers) 20 - 30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›