Roma do t’i rikthehet stërvitjeve ditën e mërkurë
Romë - Fitorja në fundjavë me Xhenoan 3-0 i ka rregulluar mjaft pozitat e Romës në klasifikim. Më këtë fitore romanët e kanë arritur Xhenoan në tabelë, me 40 pikë, duke qëndruar me vetëm një pikë larg Fiorentinës së vendit të katërt.
Roma do të qëndrojë dy ditë pushim, dhe do t’i rikthehet stërvitjeve ditën e mërkurë. Futbollistët, Aquilani, De Rossi, Perrotta, Doni, Juan e Julio Baptista do të jenë të agazhuar në superpërballjen gjigande Brazil-Itali, e cila do të luhet nesër në mbrëmje në Londër. Për trajnerin Spaleti do të mungojnë edhe futbollistët Motta dhe Diamoutene. I pari do të jetë i angazhuar me përfaqësuesen U-21 të Kaziragit, ndërsa i dyti me përfaqësuesen e Malit, e cila do të luajë një ndeshje miqësore me Egjiptin. Kryeqytetasit do të kenë edhe mungesën e Mexes, i cili do të jetë me përfaqësuesen e Francës në përballjen me Argjentinën ditën e mërkurë.
Roma për javën e ardhshme të Serisë A do të ndeshet me Atalantën në transfertën e Bergamos. Skuadra e Spaletit ka grumbulluar në këto 23 javë 40 pikë, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, në të njëjtën kuotë pikësh me Xhenoan e vendit të pestë.