E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino: Gjyqtarët na kanë ngrënë 6-7 pikë

Torino - Presidenti i klubit të Torinos, Urbano Kairo, akuzon gjyqtarët e ndeshjeve se i kanë mohuar skuadrës së tij 6-7 pikë. Ai ia hedh fajin gjyqtarët për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet skuadra e tij.

“Nëse do të kishim një gjykim të rregullt, atëherë skuadra jonë do të kishte 6-7 pikë më shumë, -deklaron presidenti torinez, Urbano Kairo. Që nga java e parë e kampionatit, e deri tani, ka patur gabime kundra nesh në 6-7 ndeshje".

Torino ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Kievon, secila me nga 19. Këtë javë këto dy skuadra u përballën me njëra-tjetrën, dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Presidenti Kairo në deklaratën e fundit të tij shprehet se skuadra e Torinos nuk kërkon titullin apo ndonjë vend në Ligën e Kampioneve, por vetëm trajtim korrekt nga drejtuesit e ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›